Arrestimi i zyrtarit të FBI dhe lidhjet me Shqipërinë, Toni Gogu: Po hetohet se ka shkelur ligjin në SHBA, PS s’ka pse trembet

Deputeti i Partisë Socialist Toni Gogu thotë se PS nuk trembet nga hetimet që Amerika për bën nga zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Toni Gogu tha se ajo është një çështje që i përket drejtësisë amerikane.

‘Nuk trembet PS nga një hetim që bën Amerika ndaj një zyrtari i cili akuzohet për thyerjen e ligjit në Amerikë, se si ai duhet të bëjë punë e tij. Është tërësisht e çështje e hetimit amerikan. Ne nuk trembemi ky është dallimi i madh. E majta është ajo forcë që çoi para reformën në drejtësi dhe që ka shkuar në çfarëdo lloj kapaciteti që ka thirrur. Nga krahu tjetër ke një forcë politike që i ka shkarë ligjit, që e ka parë ligjin me cinizëm, nuk ka shkuar as si dëshmitar as si person i tretë. Këtu po përplasën dy botë, dy kultura shtetërorë dhe juridike.’- u shpreh Gogu.

I pyetur nga gazetari Arbër Hitaj në lidhje me akuzat e opozitës se kryeministri Edi Rama ka influencuar nëpërmjet një ish punonjësi të Sigurimit të Shtetit, tek Charles McGonigal, për të hetuar lobimin rus në PD, Gogu tha se nëse kanë prova ti çojnë në SPAK.

‘Ata po hetojnë sesi ai ka ushtruar ose shkelur detyrën e tij.  Nëse ato kanë dijeni si ka ndodhur ngjarja ti çojnë në SPAK dhe ja çon gjykatës amerikane. Këta nuk bëjnë asnjërën as tjetrën, dalin u tregojnë shqiptarëve që ia dha ai ia dha asaj. Personazhet që kanë qenë miq të ish zyrtarit që po hetohet, janë zyrtarë të qeverisjes së tyre.’- tha Gogu.

Duke u ndalur tek kallëzimi i Partisë Socialiste për 21 janarin, ku akuzon për vrasje Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe Ndrea Prendin, Gogu tha se PS ka bërë punën e saj dhe se organet e drejtësisë tashmë duhet ta hetojnë.

‘U vranë se po protestonin kundër korrupsionin. PS ka bërë punën e saj. Organet e drejtësisë të hetojnë unë besoj se ato kanë profesionalizimin e duhur. Nuk e di nëse ka gjëra që mund të bëj një parti politike përveçse të çoja para organeve të drejtësisë ato prova dhe ato fakte. Drejtësinë hyjnore e besoj, por edhe në tokë duhet të japim llogari për ato gjëra. Unë besoj patjetër që drejtësia do të flasë dhe do të flas bindshëm. Nuk flet pushteti flet drejtësia.’- u shpreh Gogu.

Sa i takon zgjedhjeve lokale që do të mbahne më 14 maj, duke u ndalur tek qarku i Tiranës Gogu tha se synojnë të marrin të 5-sta bashkitë.

‘PS është partia më e madhe në vend. Ne shkojmë të përgjegjshëm ndaj zgjedhësve dhe duke dëgjuar me veshë. Synojmë të 5 bashkitë e qarkut të Tiranës.’- u shpreh Gogu.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • po;lioci: 26/01/2023 19:37

    lesh lesh o toni,. se e hoqe mjekren e priftit kur iu bashkove klalit ne politike. ti po te kishe kulture jhuridike sdo diljhe te brockullisje keto qe thua, por ske faj ua sjell fuga te gatshme ju vec i lexoni sekni me mendime tuaja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë