Policia e Korçës ka arrestuar gjatë ditës së sotme dy persona, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tyre u zbulua një armë të cilën e kishin pa lejen e autoriteteve.

Daniel Isuf, 27 vjeç, banues në Korçë  si dhe Stefano Hoxha, 24 vjeç, banues në Tiranë u vunë në pranga pasi policia kishte marrë informacione në rrugë operative se qarkullonin me armë zjarri në qytet.

Shërbimet e Policisë bënë të mundur konstatimin në lagjen numër 18 në Korçë të automjetit tip “BMW” me targa AA881ME  me të cilin udhëtonin dy të rinjtë.

Gjatë kontrollit u gjet një pistoletë “Ekol” me krehër pa fishekë, të cilën e posedonin pa lejen e organeve përkatëse.

Ata akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” kryer në bashkëpunim.

Redaksia Online
i.q/Shqiptarja.com