Situata në Ballsh është qetësuar dhe mes naftëtarëve dhe kompanisë është arritur një marrëveshje. Ata po futen me radhë për të plotësuar kontratat individuale të punës. Kreu i sindikatës, Sokol Dautaj tha se ka qenë një acarim i momentit dhe se puna nuk do të rinisë deri të hënën. Sipas tij, parashikohet se deri më 7 shtator të firmosen të gjitha kontratat dhe të nisë pagesa për naftëtarët me kontratat e reja të punës. Ndërsa për pagat e prapambetura thotë se kompania nuk do t'i japë të gjitha pasi një pjesë e tyre i takojnë kompanisë së mëparshme me të cilën është fituar gjyqi.
“Afron dhe sezoni shkollor dhe nuk llogarisin vetëm bukën, por për fatin e fëmijëve tanë, që javën e ardhshme i drejtohen shkollës, duan libra e rroba. Acarimi ka qenë i momentit. Vendimi i ministres ka qenë vendosja në punë e rafinerisë më 22 maj, firma duhet të merrte detyrimet. Në listat që kanë qenë në shkëputjen e kompanisë qiramarrëse kanë qenë 850 punonjës, me reduktimin e punonjësve që ka marrë statusin e naftëtarëve janë 750. Ka filluar firmosja e kontratave individuale, deri të hënën nuk do nisë puna, deri në firmosjen e kontratës. Kontratën e kemi lexuar, se dhe sindikata mbështet anën juridike. Thërriten nga 10 persona, shkojnë në zyra dhe firmosin kontratën, ata duan që të nisin sa më shpejt punën. Në datën 7 kanë një takim të dytë, por prap janë mosbesues”, tha Sokol Dautaj.
Lajmi kryesor:
Protesta e naftëtarëve të Ballshit, arrihet marrëveshja me kompaninë, kreu i sindikatës: S'do të jepen të gjitha pagat e prapambetura
/I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67.6%
-
Të gabuar
22%
-
Nuk kam mendim
10.4%
Vota total: 908
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Plan 5 vjeçar për luftën ndaj informalitetit! Tatimet: Goditje punës së zezë dhe pagave të nëndeklaruara
27 Dhjetor 2024, 15:40
-
Rrogat ulen te privati, 354 mijë s'arrijnë pagën mesatare! Eksperti: Punonjësi shihet si kosto e jo investim
22 Dhjetor 2024, 14:25
-
2024-a 'bilanc' negativ/ 1 në 4 biznese nëndeklaruan pagat! Gjysma e të punësuarve marrin deri në 2300 lekë në ditë
17 Dhjetor 2024, 16:05
-
Sektori privat në kah të kundërt me qeverinë, uli pagat e punonjësve gjatë sezonit të verës
10 Dhjetor 2024, 14:25
-
Superliga/ Java e 15-të nis me surpriza, Bylis mposht 1-0 Vllazninë në Ballsh! Të diel spikat derbi Tirana - Partizani
29 Nëntor 2024, 15:23
-
Partia e Lirisë kërkon shtimin e mbi 45 mld lekëve për Buxhetin 2025! Xhixho: Depozituam 11 amendamente në Kuvend, buxheti i Ramës për oligarkët
28 Nëntor 2024, 18:27
-
Tedi Blushi: Kosova rriti pensionet 20% dhe pagat me 110 euro! Rama zero indeksim pagash dhe 170 lekë për pensionistët në buxhetin e 2025!
11 Nëntor 2024, 16:38
-
Ballsh/ I moshuari plagos me thikë dy vëllezërit, njëri iu fut gjatë natës në banesë! Dyshohet se i ngacmonin nusen, arrestohen të 3 (EMRAT)
12 Tetor 2024, 19:48
-
SHBA i dhuron AMP-së sistemin të çështjeve 1,2 mln USD
11 Tetor 2024, 17:31
-
Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë
10 Tetor 2024, 22:14
-
Zyrtare/ Emmanuel Egbo largohet nga Bylis, ballshiotët emërojnë në stol Nevil Deden
25 Shtator 2024, 13:11
-
Nëndeklarimi i pagave, qeveria plan me 7 masa! Në ‘lupë’ çdo rrogë deri te orët shtesë, do të përdoret teknologjia dhe kontrollet ‘blic’
22 Shtator 2024, 12:42