THETH- Banorët e Thethit kanë vënë në jetë 'mjete rrethanore' për të mbajtur gjallë traditën e turizmit. Por duket se përveçse në nevojë kjo është kthyer në një atraksion për turistët e perlës së natyrës shqiptare. Gazetari i Report Tv Artan Hoxha ka publikuar disa foto ku banorët e Thethit zëvendësojnë energjinë e dobët elektrike me bateritë e makinave të cilat i përdorin për të pjekur mishin në hell.

"Me qe jemi ne sezon turistik dhe qeveria na bombardon përditë me marketing duke na treguar se sa bukur kalohen pushimet ne Shqipëri. Ne fakt zoti ka bërë mrekulli në Shqipëri, duke i falur që nga deti, liqeni, laguna e deri te Alpet. Problemi gjithnjë mbetet keqadministrimi nga agjencitë shtetërore. 

Thethi është vërtetë perla e Alpeve shqiptare, por a e dini që në njërin nga destinacionet turistike më të njohura të vendit nuk ka energji elektrike mjaftueshëm. 

Pra llampat ndizen. Por në Theth energjia elektrike është aq e dobët, sa frigoriferët nuk ngrijnë, ekspreset e lokaleve nuk e ngrohin dot ujin mjaftueshëm për të bërë kafe, sobat dhe furrat elektrike nuk pjekin dot. 
Në këto kushte banorët e Thethit, të detyruar për tu shërbyer turistëve të shumtë vendas dhe të huaj, kanë vënë imagjinatën në punë. 
Në mungesë të energjisë elektrike të nevojshme si çdo familje apo biznes ne pjesën tjetër te vendit, kanë shpikur forma të reja kreative...
Me poshtë ne foto, një nga gjetjet se si e kanë zëvendësuar mungesën e energjisë elektrike për të pjekur mishin në hell me bateri makine...",
shkruan Artan Hoxha.