Artan Hoxha nxjerr videon ekskluzive: Ja si RENEA nuk ndaloi në Elbasan kriminelët me makina të blinduara

Mbrëmjen e sotme në emisionin Repolitix në Report Tv të drejtuar nga Denis Minga, gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha publikoi videon ekskluzive nga një aksion që RENEA ka ndërmarrë në 25 korrik të vitit 2018 në qytetin e Elbasanit. Në pamje duket një operacion i RENEA-s, pasi ishte dhënë informacioni se po lëvizte një grup i strukturuar kriminal, por në mënyrë të habitshme RENEA nuk ka ndërhyrë. Në pamje duket sesi kalojnë makinat e blinduara të eksponentëve të lidhur me krimin, por RENEA nuk ndërhyn, ndërkohë që kontrolluan një makinë ku nuk është gjetur asgjë, me qytetarë të zakonshëm. Gazetari Hoxha shprehet se ata që lëviznin asokohe me makina të blinduara, sot i kanë shitur, por vijojnë që të jenë ende të lirë.

“Në 25 korrik të 2018 RENEA kishte marrë informacion për lëvizjen e një grupi të armatosur kriminal me mjete të blinduar. Këto janë mjetet me të cilat ka lëvizur, por sikur e shikoni makinën që RENEA ndalon, nuk ka lidhje me ngjarjen. Ndërkohë që sikur shikohet në video, pak metra më lart del ‘Benz’-i i parë i blinduar (minuta 01:39), i pari dhe i treti janë të blinduar nga 4 makina. Kjo eskortë ishte kërkuar të ndalohej, por nuk u ndalua kjo. Nuk e di a është bërë qëllimisht?! E lëvizën 10 metra më tej aksionin. Ndërsa ata (eskorta e blinduar) kur kalojnë ia bëjnë edhe me dorë RENEA-s. Kjo është situatë qesharake. Pasi publikuam lajmin me fotot, këto mjete të blinduara janë shitur sot dhe janë në Tiranë. Nëse RENEA do të kishte kontrolluar mjetet e tjera do të kishte rezultat spektakolar. Ata që lëviznin me atë eskortën janë ende të lirë sot....”tha Artan Hoxha.

d.ba./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • llaqi: 10/01/2019 10:45

    po flasin kot m ko

    Përgjigju
  • babushi: 10/01/2019 08:32

    Videot jane marre nga familja Cela sepse jane kamerat qe vezhgojne shtepine e Tit Celes kurse makinat e blinduara jane te familjes Capja.Mjere qytetaret e shkrete qe rrojne me frike.Policia flen gjume ose eshte bere pale me te dy grupet.te levizesh eskorte me makina te blinduara mes per mes qytetit super te armatosur kur kete e di i gjithe qyteti dhe te mos nderhyje policia kjo s'ka ku te rrije.Te dy grupet levizin me eskorte dhe makina te blinduara.

    Përgjigju
  • Elio: 10/01/2019 00:29

    O Artan Hoxha o b**e,jane duke shku ne gjykate,Renea eshte per siguri aty.

    Përgjigju
  • dritan sheme: 09/01/2019 23:39

    po ju vjen funi familja katunari capja

    Përgjigju
  • arnis: 09/01/2019 22:54

    kush jan kto capjat apo. ato tjert. celat ?

    Përgjigju
  • Dash: 09/01/2019 22:45

    Po pyete i her hoxhen nga i mori keto video!!??

    Përgjigju
    • gfds: 11/01/2019 08:52

      @hoxha: familjen dhe fisin ku ta kesh

    • Hoxha: 10/01/2019 11:35

      Mi ka dhene allahu hekber....