Artistja e popullit, ‘Muza e parë’ Jorgjia Truja, promovimi në Kryeministri

Artistja e popullit, ‘Muza e parë’ Jorgjia Truja, promovimi në Kryeministri

Takuina Adami, vajza e Jorgjia Trujës, Vasil Tole, Vasilika Hysi ne promovim

Jorgjia Truja (1909- 1994) është rikthyer në kujtesën e publikut përmes një CD-je e një DVD-je që janë pjesë e librit autobiografik “Muza e Parë”.

Jorgjia Truja bëri një emër të madh në artin shqiptar duke qenë  dhe solistja e rolit kryesor  të operës së parë shqiptare “Rusallka” që u ngjit në skenë më 1953-shin. Ajo ishte pedagogia regjisorja dhe dirigjentja, që mbante titullin e madh Artiste e Popullit,

CD-ja dhe DVD-ja e Jorgjia Trujës janë promovuar në ambientet e COD, në Kryeministri, organizuar nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me institucionet, ku ka kontribuar artistja e madhe.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, foli për vlerat e artistes, duke e quajtur Jorgjia Trujën “ikonë  të artit tonë vokalo–skenik”. Kurse drejtoresha e TKOB-it, Zana Çela u përqendrua në vlerat historike të kontributit të Jorgjie Trujës si nismëtare për të themeluar jetën artistike, kulturore e muzikore në Shqipëri, si dhe suksesin e  saj në aktivitetet si regjisorja e parë shqiptare.

“Për mua, titulli i librit “Muza e parë” duhet të ishte “Muza  e përjetshme”, për vlerat që na ka lënë. Jorgjia Truja hyri në skenën Muzikore Shqiptare, kur vendi ynë e posacërisht Tirana, Kryeqyteti i Shqipërisë, kishtë më shumë se kurrë nevojë për të themeluar një jetë artistike, Muzikore dhe Kulturore. Ajo u bë pjesë e ngritjes kulturore të Shqipërisë në disa drejtime: si këngëtare, muzikologe, mësuese muzikës, dirigjente e formacioneve korale, duke qenë  dhe solistja e rolit kryesor  të operës sonë të parë “Rusallka” me 1953-shin , por dhe regjisorja e parë shqiptare që vuri në skenë operat 'Madama Baterflay', La Bohem', te Pucinit, Operan ' Lulja e kujtimit', të K. Konos, ' Dasmën e Figaros' të Mozartit si dhe Doda skena nga opera “ Borëbardha” të Korsakovit, , si dhe nga “Flauti Magjik” i Mozartit; “Dama Pik” të Çajkovskit; “Karmen” të Bizes e Otellon e Verdit.”, tha Zana Çela, duke shtuar më tej se Jorgjia Truja është e vlerësuar edhe në kohën e sistemit të kaluar si një nga artistet e dashura të popullit tonë.

“Ajo vijoi aktivitetin në një sërë koncertesh në Shqiperi, ish- Jugosllavi, Francë, Itali, Hungari, Rusi, Armeni e më tej”, tha Çela, duke theksuar se “Shqipëria ka dhe do të ketë artistë dhe njerëz të talentuar në të gjitha fushat e jetës. Ajo që e bën të veçantë Jorgjia Filce Trujën, është fakti që talenti i saj shkëlqeu në kohen kur Shqipëria kish nevojë për të. Kësisoj, përveç artistë të shquar, Jorgjia Truja bën pjesë te personalitetet artistike që bënë historinë e muzikës, si pjesë e artit profesionist shqiptar!”, tha Çela. 

Më pas deputetja dhe zëvendëskryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi foli për veprimtarinë 20-vjeçare të Jorgjia Trujës si deputete.

“Jorgjia Truja, Artistja e Popullit, soprano, pedagoge, regjisore, dirigjente, por edhe deputete në pesë legjislatura, si dhe veprimtare për të drejtat e gruas, na mblodhi në një takim për promovimin e CD- DVD-së me këngë të artistes së madhe, pjesë e librit autobiografik "Muza e parë". Disa ditë para mbylljes së vitit që lamë pas, u takova me Takuinën, vajzën e Artistes së Popullit, të artistes që Lasgush Poradeci e ka cilësuar si artistja “zë me valë të florinjtë”, të sopranos, pedagoges, regjisores, pedagoges së shumë artistëve të mëdhenj shqiptarë, Jorgjia Truja. Diskutuam për të organizuar këtë mbrëmje të bukur me miq, bashkëpunëtorë, të afërm për të promovuar CD dhe DVD, pjesë e librit “Muza e parë”, një botim autobiografik për Jorgjia Filçe- Truja, që unë pata fatit ta kem si dhuratë nga e bija, Takuina Adami.”, tha zonja Hysi duke kujtuar më tej se pasia ka shfletuar me padurim librin ka mësuar se “ndër të tjera ishte shkruar deputete në disa legjislatura të Kuvendit Popullor, jo pak, por plot 5 legjislatura nga viti 1950.”.

Vasilika Hysi u shpreh me tej se “Sinqerisht e njihja Artisten e madhe si këngëtare, soprano, mësuese muzike, dirigjente, shpejt në mendjet time më erdhi konkursi mbarëkombëtar i zërave lirikë, “Jorgjia Kruja” , sidomos ai i organizuar në kuadër të 100- vjetorit të lindjes, por sinqerisht nuk njihja kontributin e madh të Artistes së Popullit në fusha të tjerë të jetës atë politike, shoqërore, emancipimin e gruas kudo në Shqipëri dhe për të drejtat e gruas në një sistem shumë të ndryshëm nga ai i sotmi. Për ne gratë e angazhuara në politikë, artistja e madhe është një frymëzim, artiste dhe pedagoge, mësuese dhe edukuese e brezit të rinj të artisteve, jo vetëm në akademi, por edhe në shkollat fillore, në Tiranë dhe jashtë saj, deputeteve të Kuvendit të Shqipërisë, por edhe veprimtarive për të drejtat e grave, brenda dhe jashtë vendit.”, tha Vasilika Hysi, duke u shprehur me tej se “Vitin që vjen Kuvendi do të festojë 100 -vjetorin e tij. Në këto 100 vite, në periudha të ndryshme kanë kontribuar shumë burra dhe gra, personalitete, deputetë dhe deputete. Shqipëria ka pasur, ka dhe do të ketë artistë, njerëz të talentuar dhe që kanë lënë dhe do të lënë emër në fushat ku kanë kontribuar dhe do të kontribuojnë, pa dyshim edhe deputetë dhe deputete. Por ajo që brezi ynë duhet të bëjë, flas për ne, që jemi të angazhuar në politikë, por jo vetëm, duhet të jemi më të vëmendshëm, më të kujdesshëm për të ruajtur mirë në memorien e institucionit dhe të vendit veprat dhe kontributet e gjithë brezave që kanë kontribuar në vendin tonë, sidomos në atë kohë kur Shqipëria ka pasur nevojë për bijtë e saj. E pra, takimi me ju e dashura Takuina dhe librat që më dhuruat, ky takim kaq i bukur që ka bërë bashkë njerëz nga fusha të ndryshme të jetës dhe veprimtarisë së tyre, është një kontribut i madh për një personalitet jo vetëm artistik, por edhe shoqëror dhe politik, për një model të gruas aktive në shoqëri që ka kontribuar dhe ka lënë pas pasuri të mëdha dhe modele frymëzime për të gjithë ne.”, tha deputetja dhe nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi. 

Drejtoresha e Liceut Artistik, znj. Valbona Gavelli, që plotësoi veprimtarinë  e Artistes, me kontributin e jashtëzakonshëm pedagogjik muzikor  që ka dhënë në  themelet e  tre institucioneve:  Institutin “Nana Mbretneshë”, Liceun Artistik dhe Konservatorin e Tiranës, u shpreh se “Me shkollën e parë të Arteve, Liceun Artistik më 1946-n, u vendos guri i parë themeltar i edukimit artistik në Shqipëri... Përvoja pedagogjike që kish fituar artistja - pedagoge Jorgjia Truja për 13 vjet në Institutin “Nana Mbretneshë”,ku me pasionin që e karakterizonte, jashtë programit mësimor, krijoi korin e vajzave dhe vuri në skene opereta edukative  në skenë,  ishin fillimisht të vetmet aktivitetet artistike ne Tirane.”.

Drejtoresha e Liceut Gavelli foli më tej edhe për kontribute të tjera të mëdha të Jorgjia Trujës si regjisore e TKOB, si krijuese e korit të vajzave, si përpiluese e programeve të kantos ne Lice, dhe si mjeshtrja e zërit që përgatiti breza këngëtarësh.

Në përfundim, vajza e Artistes, Takuina Truja Adami , falënderoj zonjat parafolëse si dhe ideatorin  e librit “Muza e Parë”  kompozitorin  e Akademikun z. Vasil Tole, regjisorin e mirënjohur Ylli Pepo, Artist i Merituar, për realizimin e DVS-së, si dhe realizuesit znj Elida Llupo e Klodian Qafokun. Takimi u mbyll, nën tingujt e zërave të rinj, fitues të çmimeve të festivaleve “Jorgjia Truja” ; Jurges Tomorit, nxënës i Liceut Artistik; studentit Artur Vera, dhe sopranos së TKOB-it Nina Muho nën shoqërimin e koncertmaestërve: Ingrid Pulizo e Aldi Arëza.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë