Partia Demokratike ka nevojë ulëritëse dhe po ashtu imediate për liderin e fortë, që brenda kornizave dhe koncepteve të demokracisë mban qendrime edhe kur janë të forta, por të paevitueshme, që ndërmerr nisma edhe kur duket se shumica nuk i duan.
Data 29 korrik po vjen dhe atë nuk e ndalon dot askush, as ata që kanë iluzione që pa djegur duart duan të perdorin mashën, ose pa shkuar vete, por duke futur "Kalin e Trojës" . Aksush nuk e ndalon të drejtën e demokratëve për të zgjedhur e pasur kryetarin e tyre. Askush nuk mund të jetë mbi vullnetin e demokratëve as mbi forumet e PD që Statuti i ngarkon. Nuk ka tre palë apo dy palë siç po aludojnë, por tashmë ka vetëm dy pale "Ne" dhe "Ata". Politika është një betejë dhe si e tillë, nëse na kanë konsideruar si peshë të lehtë e kanë gabim, sepse tashmë as ne nuk tërhiqemi nga kjo betejë. Lulzim Basha, pas 29 korrikut duhet të jetë lideri për të cilin kanë pasur gjithmonë nevojë demokratët. Në politike nuk ka miq apo ish miq, të krahut të djathtë apo kundërshtarë!
Në politike ka një grup që cakton një linjë të caktuar politike, një filozofi të caktuar, dhe një mision të caktuar. Të gjitha ata që nuk rreshtohen në këto element të përbashkët, janë thjeshtë e qartë kundërshtarë politikë pavarësisht çfarë ishin më parë kur gjërat ishin ndryshe nga sot. Përballja në politikë është mënyrë për të mbrojtur linjat politike, por edhe për të treguar vendosmërinë e lidershipit në atë që beson, mendon dhe vepron. Ikja në politikë është dorëzim pa kushte ose mundje pa betejë. PD nuk mund të ketë të ardhme tjetër përveç asaj që duan demokratet dhe shqiptarët.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.2%
-
Vendos filtra
16.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8151
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Alban Daci: A po e 'blejnë' të drejtën kushtetuese për votuar shqiptarët që jetojnë jashtë?
22 Nëntor, 17:55
-
Reagimet e politikës për Ditën e Alfabetit! Rama: Gjuhën ta duam e përcjellim! Begaj: Simbol i bashkimit kombëtar! Basha: Prioritet për emigrantët
22 Nëntor, 08:56
-
Alban Daci: Ku po shkon konflikti në Ukrainë?
21 Nëntor, 15:34
-
Basha për situatën në vend: Kryeministri me fjalor ‘Noc Rroku’ mbushi Parlamentin me Çyrbet e tij, antimodeli i një shoqërie ku ka pllakosur dhuna dhe arroganca!
20 Nëntor, 15:16
-
Krimet në vend, Basha: Pasqyrë e degradimit të sigurisë, Rama erdhi në pushtet me mbështetjen e krimit
19 Nëntor, 15:22
-
Bonuset për pensionistët, Basha: Lëmosh elektorale për të fshehur dështimin me pensionet e qeverisë më të korruptuar në Europë
18 Nëntor, 12:55
-
Eduard Zaloshnja: Tavani elektoral i Berishës, i PD-së, dhe i partive të reja deri më sot
16 Nëntor, 12:33
-
Fondet e BE-së për bujqësinë, Basha: Korrupsioni dëmtoi fermerët! Programi i Demokratëve Euroatlantikë me subvencione të drejtpërdrejta
16 Nëntor, 11:30
-
Alban Daci: Me indiferentizmin tonë po “vrasim” politikën!
15 Nëntor, 18:01
-
Alban Daci: Pse nuk kemi pasur lider të mëdhenj deri tani?
14 Nëntor, 17:37
-
Alban Daci: Trump dhe Europa!
13 Nëntor, 14:08
-
Basha zbulon programin në Federatën Globale për Konkurrueshmëri: Taksë e sheshtë 9%, trajnime për 25 mijë të rinj, investime në teknologji dhe Inteligjencën Artificiale
12 Nëntor, 15:20
Kush e voton kete ky iku
PërgjigjuDakort,por Luli nuk eshte lider.Nuk e kuptoj si e pompojne americanet kete te pa afte,duhet te gjenin nje njeri tjeter.Luli eshte qesharak per te qene lider.
PërgjigjuPo figure e paster eshte Basha? Po me keto fytyra doni te keni nje opozite te forte? Ne opoziten e sotme te dy kraheve,duhet te bjeri nje zjarr i madh si ne Krete dhe ti marri perpara te gjithe se jane te hurit dhe te litarit!
Përgjigju..po pse lider te duket basha ty...:(
Përgjigju