Inspektoriati i Punës do pezullojë në vend punonjësit në të zezë, apo që nuk respektojnë rregullat e sigurisë në punë.
Ky institucion i ka propozuar Kuvendit një seri ndryshimesh që ashpërsojnë rregullat për punën në të zezë dhe jashtë rregullave të sigurtisë. Kreu i Inspektoriatit, Dritan Ylli thotë se për për herë të parë në ligj përfshihet ato që njihen si “masa urgjente”.
“Aplikimi i masës urgjente bëhet shumë i qartë ku duhet të ndërmerret dhe ëshët pikërisht ajo çfarë kemi kërkuar ne. Aplikim të masës urgjente duhet të ketë patjetër në rastet kur një punonjës gjendet në punë të zezë. Pra, një inpektor pune s’mund të largohet duke lejuar atë punonjës të punojë në të zezë por duhet të kërkojë formularin që vërteton me dokument ligjshmërinë e regjistrimit të këtij punonjësi. E drejta e inspektorit të punës për të aplikuar masën urgjente, pra për të pezulluar punën në raste kur inspketori vëren rrezik potencial për jetën e një punonjësi apo disa punonjësve”, tha Ylli.
Pavarësisht betejës kundër informalitetit, Ylli thotë se ka ende biznese që priren të mos deklarojnë punonjësit, apo të manipulojnë deklarimet tek institucionet përgjegjëse.
“Vetëm viti 2014 u mbyll me një shifër prej afër 90 mijë punonjësish. Në Call Center-a shkonte inspektorati i punës dhe gjente kompjuterat bosh sepse dhjetëra punonjës fshiheshin. Në fason gjithashtu. Në vijim të operacionit dhe deri më tani kemi afro 200 punonjës që janë vendosur në skemë”, u shpreh Ylli.
Gjatë vitit të shkuar janë kryer rreth 600 kontrolle nga Inspektoriati, falë të cilit janë futur në skemën e sigurimeve rreth 1500 punonjës.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO