Ashton Kutcher: "Mila është
një nënë e jashtëzakonshme"

Ashton Kutcher: "Mila është<br />një nënë e jashtëzakonshme"
Aktori hollivudian Ashton Kutcher është shprehur mjaft i lumtur  për ardhjen në jetë dhe rritjen e vogëlushes së tij Wyatt.

Gjatë intervistës së tij për emisionin e “Ellen DeGeneres”, Kutcher theksoi sesa nënë e mrekullueshme ishte Mila Kunis.

“Ajo është e mrekullueshme. Sa herë kthehem nga puna duket sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe Mila është e qeshur si gjithnjë.

Mundohet të mos i tregojë peripecitë që mund të ketë pasur gjatë ditës me vajzën. Ajo është një nënë e mrekullueshme”,- është shprehur aktori.

Sipas aktorit që pas lindjes së Wyatt dashuria mes tij dhe Milës është rritur edhe më tepër.

Gjithashtu ai theksoi gjatë intervistës së nuk kanë dashur të marrin dado për rritjen e vajzës pasi duan të jenë të pranishëm në çdo hap të rritjes së saj.

ashton kutcher

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën