Askush nga ne nuk mund të ndjehet superior ndaj banorëve të Big Brother

Askush nga ne nuk mund të ndjehet superior ndaj banorëve të Big Brother

Si përherë, dhe fatmirësisht, kemi të drejtën tonë të shprehim në liri mendimin mbi këdo, ndaj kujtdo. Dhe nuk e ka më shumë të nevojshme këtë asnjë popull tjetër, më shumë se ne. Nuk jemi shprehur për dekada të tëra, dreqi e mori. Nuk kemi pipëtirë që të vegjël, e shumë prej nesh deri pleq. Kokën ulur, kurrizin ulur, gojën mbyllur. Koreja e Veriut ishim ne. Më keq se kushdo tjetër në Lindjen e çmendur “komuniste”, që komuniste nuk kishte asgjë veç hiles së madhe të diktatorëve të rinj, të cilët nga luftëtarë, të shndërruar në pushtetarë, nuk donin asgjë më shumë sa të mos humbnin pushtetin e privilegjet me çdo kusht, me çdo formë dhe dhunë. Ajo po që ishte shtypje, dhunë, burgosje e një populli të tërë.

Këta ishim ne, që sot kërkojmë të gjejmë një identitet të lirë, qytetar.

E në këtë liri shumë prej nesh bëjnë gabime. E sidomos, në një liri pa rregulla, lëndimet janë të mëdha. Por ama jemi të lirë akoma në këtë rrëmujën tonë. E këtë liri, këtë nivel evolucioni pranë dinjitetit njerëzor, askush nuk duhet ta prekë, ta cënojë.

As me të rinjtë e të rejat brenda Big Brotherit, që aty brenda zgjodhën të futen vetë, askush nuk i detyroi si ne që jetuam në diktaturën më të egër. E mori e mira, janë ca vajza e djem që duan të luajnë, që na përfaqësojnë me edukatën apo pa edukatën, me zgjuarsinë apo budallallëkun, me prapambetjen apo modernizmin, me kulturën apo dijen e përfituar nga eksperienca, me strategjitë apo natyrshmërinë, janë thjeshtë një grup shqiptarësh që duan të argëtohen, të fitojnë apo të humbin. A nuk e bëjmë kudo ne përditë të njëjtën gjë, që nga mjedisi ku na rrethon, në rrjetet sociale? Mos vendosni lupën mbi tiparet e tyre, mos ngrini shpatën mbi veset, tekat, fjalët e thëna nga adrenalina rinore dhe ajo e kamerave që “zhveshin” çdo njeri kurdo. Nuk janë më të zhveshur të rinjtë në Big Brother nga opinionistë politike nëpër studio, ndoshta nuditeti fizik është më i hijshëm se ai i shërbimeve politike apo ai i deformimeve të të vërtetave.

Të rinjtë në formatin e Big Brother nuk janë modele për t’u ofruar, nuk janë heronj, nuk janë shembuj, ata janë si të gjithë ne, madje ndonjë prej tyre më ekselent se shumë prej nesh në një profesion. Te secili prej tyre mund të dëgjosh perla të momentit, ashtu si edhe më të papriturën sjellje të papërshtatshme, por nuk duhet të nxehemi, të mërzitemi, të indonjohemi me ata. Mos vazhdojmë të gabojmë përherë se me kë duhet vërtetë të indnjohemi, të kërkojmë llogari e të pretendojmë të jenë model. Asnjë prej nesh nuk duhet të ndjehet ndaj tyre superior.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë