Komisionerja per zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, ka shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh të dhënë për vendet që synojnë anëtarësimin në BE.
Sipas Kos, vendet që presin t’i bashkohen BE-së duhet të jenë demokraci të forta e të qëndrueshme, të afta t’i rezistojnë ndikimit të Rusisë dhe të autokracive të tjera.
Duke theksuar se ‘asnjë kalë Troje’ nuk mund të hyjë brenda BE-së, Kos thotë se shtetet që mund të minonin Bashkimin Europian nga brenda nuk mund të bëhen pjesë e Unionit.
“Asnjë kalë Troje. Vendet që do të na minonin nga brenda nuk mund të bëhen shtete anëtare. Duhet të sigurohemi plotësisht për këtë. Vendet që i bashkohen BE-së duhet të jenë demokraci të forta dhe të qëndrueshme, të afta t’i rezistojnë ndikimit toksik të Rusisë dhe të të tjerëve. Natyrisht, nuk mund të ketë rrugë të shkurtra në reforma. Qytetarët tanë europianë e presin këtë nga ne, nga unë dhe nga ekipi im”, ka thënë Kos në mesazhin e saj të shpërndarë në rrjetin social ‘X’.
“No Trojan Horses” - that’s what I told the European Parliament.
— Marta Kos (@MartaKosEU) March 12, 2026
We need to put the right safeguards in place. pic.twitter.com/cQirCLhxW5
Komente










