Asnjë lokal dhe qytetar 's'ndihet' pas orës 22:00! Policia u vë gjoba 512 personave që lëvizën pa maskë, 5 shoqërohen në Komisariat

TIRANË- Asnjë lokal "s'është ndier" dhe asnjë qytetar nuk ka lëvizur mbrëmjen e kaluar pas orës 22:00, duke respektuar kështu një nga rregullat e vendosura së fundmi nga komiteti Teknik i Ekspertëve, për të frenuar përhapjen e COVID.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, policia ka evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 512 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.  

Janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 5 persona që nuk kanë pranuar t’i tregojnë policisë dokumentin e identifikimit. Pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. 

"Ndëshkohen me masë administrative 512 qytetarë që u konstatuan pa maskat mbrojtëse gjatë 24 orëve të fundit. Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 512 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.   Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 5 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. 

Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër i bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anticovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00", thotë policia.

Këto ndëshkime dhe masa janë vënë për të frenuar përhapjen e COVID, që çdo ditë po prek më shumë qytetarë. Dje është shënuar një rekord viktimash nga COVID, me 17 të tilla, ndërsa dhe numri i të infektuarve ishte gjithashtu i lartë, me 795 raste pozitive nga 2 352 testime të kryera.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi.TR: 24/11/2020 14:56

    Asnje lokal dhe levizje çfare thoni keshtu, kaloni ne Yzberisht dhe shikoni çfare behet, asnje lokal nuk eshte I mbyllur deri ne mesnate. Komisariati numer 6, me kot ska ku shkon.

    Përgjigju
    • Don pablo karagjozi: 24/11/2020 15:43

      Ca thua yzberisht aty eshte hapur ter shqiperia po propaganda vazhdon

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ambasadori i Rusisë në Tiranë largohet nga Shqipëria, ja kush e zëvendëson

Ambasadori i Rusisë në Tiranë largohet nga Shqipëria, ja kush e zëvendëson