COVID-19/ Rekord viktimash sot, 17 humbje jete, 795 raste të reja! Infektohet kryetari i Bashkisë Belsh Arif Tafani, mbyllet çerdhja në Vlorë e Berat

Një shifër rekord është regjistruar ditën e sotme me viktimat duke shënuar 17 të tilla, ndërsa dhe numri i të infektuarve është sërish i lartë në 24 orët e fundit, 795 raste pozitive nga 2 352 testime.

Rastet me të infektuar janë shënuar 236 raste në Tiranë, 58 në Durrës, 52 në Korçë, 51 në Vlorë, 50 në Berat, 42 në Fier, 35 në Krujë, 29 në Pogradec, 27 në Kukës, 20 në Gjirokastër, nga 19 raste në Shkodër, Sarandë, 18 në Tropojë, 16 në Gramsh, 15 në Mirditë, 13 në Tepelenë, 12 në Mallakastër, nga 11 raste në Kurbin, Lezhë, Mat, 10 në Kuçovë, nga 7 raste në Has, Dibër, nga 5 raste në Lushnje, Delvinë, nga 4 raste në Malësi e Madhe, Bulqizë, Kolonjë, 3 në Devoll, 1 në Kavajë.

17 viktimat janë shënuar konkretisht: 4 qytetarë nga Durrësi, 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetar nga Korça 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Kavaja, nga mosha 37 vjeç deri në 86 vjeç.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 439 pacientë, 16 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 388 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 16.230 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve me një apel që të respektojnë masat anti-covid dhe të shmangin sa më shumë përhapjen e COVID-19.

Sot ndërroi jetë edhe Haxhi Bardhyl Sytari, babai i Myftiut të Shkodrës Muhamed Sytari, si pasojë e COVID-19, i cili u nis drejt Turqisë për kurimi, or nuk ia doli të mbijetonte. Edhe Myftiu  i Shkodrës Muhamed Sytari prej 10 ditësh është i infektuar me COVID-19 dhe ndodhet në Turqi për kurim.

Gjatë ditës së sotme për shkak të infektimeve me COVID  janë mbyllur dy çerdhe , një në Berat dhe një në Vlorë si dhe disa banka të nivelit të dytë në Gjirokastër.

COVID-19 – Statistika (23 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore    795

Të shëruar ne 24 orë    388

Të shtruar në spitale    439

Humbje jete në 24 orë    17

Testime ditore  2.352

Testime totale    175.200

Raste pozitive    33.556

Raste të shëruara   16.230

Raste Aktive   16.610

Humbje jete   716

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   8463

Fier    1257

Durrës 1222

Korçë    934

Shkodër   885

Elbasan 804

Vlorë     834

Lezhë    689

Berat     527

Gjirokaster  469

Kukës    375

Dibër 151

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:49
COVID-19, kryetari i Bashkisë Belsh Arif Tafani rezulton pozitiv

Kryetari i Bashkisë Belsh, Arif Tafani është infektuar nga koronavirusi.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se është karantinuar në banesë.

Puna vijon normalisht në bashkinë e Belshit.

Ora 19:56
Elbasan/ Infektohen me COVID 4 gjyqtarë

Këtë të hënë kanë rezultuar pozitiv më COVID-19, 4 gjyqtarë dhe 3 sekretarë në Elbasan.

Mësohet se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë vetëkarantinuar në banesat e tyre.

Ora 17:04
Berat, 2 edukatore me COVID, tri të tjera me simptoma, mbyllet kopshti 'Çlirim'

Mbyllet kopshti "Çlirim " në Berat. 5 edukatore janë futur në karantinë pasi kanë shenja të dukshme të COVID-19.

2 prej tyre janë konfirmuar "pozitive" nga tamponi, ndërsa 3 të tjerat janë në pritje të përgjigjeve të tamponëve që u janë bërë dje. Tamponimit do ti nënshtrohet i gjithë stafi i kopshtit, përfshi 6 edukatoret e tjera, sanitaret dhe kuzhinieret.

Ora 13:11
Situata e rënduar në rrethe/ Në Elbasan 37 raste me COVID, 5 prej tyre mësues, në Durrës 22 raste

Situata e rënduar epidemiologjike në vend ka prekur disa rrethe të Shqipërisë, të cilët kanë regjistruar shifra të larta të të infektuarve.

Mësohet se vetëm ne qytetin e Elbasanit kanë rezultuar 37 raste  pozitive ditën e djeshme, ku 5 prej tyre mësues dhe 1 nxënës.

Edhe në qytetet e tjera të Qarkut Elbasan ka pasur një rritje të rasteve. Situata më e rëndë paraqitet në Gramsh ku  në përditësimin e fundit janë konfirmuar 28 raste. Pesë raste janë në Librazhd dhe 1 në Peqin.

Ndërkohë që në Durrës kanë rezultuar pozitivë 22 qytetarë ndërkohë që në spital po marrin trajtim në spital 14 persona nga ky qytet.

Edhe në Gjirokastër ka një problematikë të rënduar, ku ISHSH ka mbyllur disa zyra në Bashki, pasi kanë rezultuar pozitivë me COVID disa punonjës.

Ditën e djeshme në të gjithë vendin u raportuan 565 persona, 146 vetëm në kryeqytet. Ndërsa  14 qytetarë humbën jetën në 24 orë.

 

Ora 12:46
Disa punonjës me COVID, mbyllen disa zyra të bashkisë Gjirokastër dhe të bankave të nivelit të dytë (VIDEO)

ISHSH ka mbyllur disa zyra në Bashkinë e Gjirokastrës, pasi kanë rezultuar pozitivë me COVID disa punonjës.

Por COVID ka hyrë edhe në disa banka të nivelit të dytë në këtë qark dhe si pasojë janë mbyllur edhe disa zyra të tyre në mënyrë të pjesshme.

Pas rasteve me COVID janë lënë porosi që të dezinfektohen zyrat, ndërsa disa punonjës që kanë pasur kontakt me të infektuarit janë në pritje të tamponit. 

Shifrat e COVID janë në rritje në vendin tonë dhe kjo ka sjellë dhe shtrëngim të masave nga ana e Komitetit Teknik, për të frenuar përhapjen e virusit.

Ora 09:28
1 punonjëse rezulton me COVID, mbyllet çerdhja numër 2 në Vlorë (VIDEO)

Mbyllet çerdhja numër 2 në Vlorë.

Çerdhja është mbyllur pasi një punonjëse ka rezultuar pozitive me COVID.Report Tv mëson se edhe 3 punonjëse të tjera kanë shfaqur shenja të virusit dhe janë karantinuar.

Çerdhja do të qendrojë e mbyllur deri në datë 5 dhjetor. Pas këtyre 2 rasteve pozitive edhe pjesa tjetër e stafit janë në pritje të tamponit. 

Kujtojmë se ky është institucioni i katërt që mbyllet në Vlorë. Aktualisht të mbyllura qëndrojnë për shkak të infektimit të personave me COVID edhe dy kopshte në Vlorë dhe një kopsht në Orikum. Lorenc Rexho, kreu i ISHSH ne Vlorë ka kërkuar respektim të  masave, ndërsa ka theksuar se në këtë çerdhe është bërë mbyllja per shkak te situates se krijuar, ndërsa janë të mbyllura disa institucione, kopshte të tjera në Vlorë.

Në qytetin e Vlorës numri i të infektuarve me COVID është 801, ndërsa në total në të gjithë vendin shifrat e të infektuarve kanë shkuar në 32.761. Kurse numri i viktimave në të gjithë vendin është 699.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale