Asnjë tender nga 1 qershori, Voltana Ademi: Është vendim antiligjor

Asnjë tender nga 1 qershori, Voltana Ademi: Është vendim antiligjor

Kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka reaguar pas ndalimit të prokurorimeve nga bashkitë për muajin qershor nga ana e Këshillit të Ministrave. Ademi ka thënë se vendimi është absurd dhe penalizon shumë Shkodrën. Ajo sjell ne vëmendje ndërtimin e qendrës në Kiras tek shkolla veterinare e parashikuar për në qershor.

"Vendimi i Këshillit të Ministrave së pari është i jashtëligjshëm. Së dyti, vjen pa paralajmëruar. Vetëm në një emergjencë civile apo emergjencë të llojit ekonomik apo problematike që mund të ketë shteti me financat mund të jetë një vendim i tillë. Kam reaguar. Është vendim antikushtetues, në kundërshtim me ligjin funksional të qeverisjes vendore, në kundërshtim me ligjin për financat vendore, në kundështim me ligjin për buxhetin e shtetit, është në kundërshtim me kartën europiane për autonomi vendore.

Ne nuk kemi Gjykatë Kushtetuese fatkeqësisht, do të ishte rasti më unik dhe më i mirë për të argumentuar se nesër asnjë qeveri nuk duhet të guxojë të mos zbatojë ligjin. Do të duhet të shkoja pranë Gjykatës Kushtetuese si i vetmi organ për ta ankimuar këtë vendim të Këshillit të Ministrave. Nuk e kam këtë mundësi sepse ky institucion mungon. Atëherë vendosa ta bëja këtë fakt publik dhe vura në dijeni të gjitha kancelaritë dhe institucionet europiane. Pas 24 orëve Këshilli i Ministrave e ndryshoi vendimin duke ndryshuar vetëm dy gjëra, që nuk e bëjnë më pak të jashtëligjshëm edhe vendimin e ri. Ata ndryshuan afatin, në vend që të ishte menjëherë, e hëna e kësaj jave ku do të bllokoheshin të gjitha bashkitë e gjithë Shqipërisë. Nuk është çështja e kryetarit të bashkisë por zhvillimit të qyteteve dhe shërbimeve për qytetet.Do të bllokohej Vlora, Elbasani, Durrësi, Tirana, Shkodra, Berati, Fieri. Nga komunikimi që kam pasur me gjithë kryetarët e bashkive, ka pasur një reagim. Është e rëndë, bllokohemi të gjithë në punën e përditshme, për shërbimet që janë themelore dhe kjo do të na e vështirësonte jetën. Tani vendimi hyn në fuqi me 1 qershor. Përsëri jemi në kushtet e antikushtetutshmërisë.I kam kërkuar kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave që ky vendim nuk duhet të ekzistojë." ka deklaruar Voltana Ademi.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë