‘Asnjë urim nuk ma mbush shpirtin sot’ postimi prekës i Flori Mumajesit në ditën e tij të lindjes

‘Asnjë urim nuk ma mbush shpirtin sot’ postimi prekës i Flori Mumajesit në ditën e tij të lindjes

Këngëtari i njohur Flori Mumajesi ka kujtuar nënën e ndjerë përmes një postimi prekës. Lajmi për ndarjen nga jeta të së ëmës, u bë me dije në shkurt të vitit të kaluar, mirëpo, këngëtari ka zbuluar përmes këtij postimi, se e ka humbur atë në ditën e lindjes së tij ndërsa thotë se “nuk e di a është më ditëlindja ime në datën 23”.

‘Nëpërmjet muzikës kam ndarë ndër vite copëza shpirti, prej kohësh nuk e bëj më, mbase prandaj e ndjeva kaq të nevojshme ta ndaja edhe aq shpirt sa më ka mbetur me këtë foto dhe pikërisht sot! Sot u zgjova djersitur dhe sa bëra të çohem nga krevati më erdhi era Loke, era mushe, era mam, era që më ka rritur, era jetë, era që vdisja ta nuhasja duke zhytur kokën në qafë, era më e mirë në botë.

Më mungon është pak ta them, çdo ditë të kam para syve si luftove duke më shtrënguar dorën deri në frymën e fundit. Asnjë urim s’ma mbush dot shpirtin kur s’e kam një telefonatë nga ty, një mesazh! Më ike ditën që më linde muajshe, nuk e di a është më ditëlindja ime në datën 23”, ka shkruar Flori.

Postimi i plotë

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK