Kur u thoja qysh në nisje të sherrit se nuk kishin rrugë tjetër, veçse të ndaheshin, më shikonin të çuditur, të mërzitur dhe me mosbesim.
Më normalët mendonin se e kisha nga inati për atë që na bënë vite të shkuara, kur bashkëpronarët e partisë ndodheshin në kulmin e dashurisë midis tyre. Në fjalorin e ri të “foltores” ajo ngjarje konsiderohet tashmë si ekzekutim politik në pusi.
Ata më budallenjtë vazhdonin tē më quanin armik të Partisë Demokratike, ndonëse udhëheqësit e tyre na kishin rehabilituar, madje na kishin kërkuar falje dhe ndihmë. Sipas meje, jo si reflektim, por si një nevojë për të kaluar lumin.
Dhe koha më dha sërish të drejtë. Sepse në fillim dështuan të arrijnë një marrëveshje, kur me sa duket u pa qartë se besëpreri i përjetshëm dhe besëmbajturi i pranuar pa vërtetim nuk mund të bashkëjetonin më nën të njëjtën çati.
Pastaj shmangën në mënyrë hileqare betejën normale në një Kuvend, ku duhej të ndanin me votë shumicën nga pakica. Atë që socialistët e kishin bërë 22 vjet më parë, kur u gjendën në të njëjtin hall, por që e kapërcyen, gjithësesi, me përgjegjshmëri politike, pavarësisht nga motivet.
Duke na treguar se ishin shndërruar realisht në dy parti të ndryshme, me interesa, objektiva, strategji dhe me pritshmëri të pangjashme nga njëra-tjetra.
Ndaj edhe nuk çuditem fare nga këto zhvillimet dramatike dhe qesharake në selinë e SHQUP-it, sepse nuk e them dot që është e Partisë Demokratike, nga frika se ata mund të fillojnë e të zihen prapë nga e para për pronësinë e siglës.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të marrë fund kaosi në kuvend?
-
Po
92.1%
-
Jo
6.1%
-
Nuk e di
1.8%
Vota total: 12352
Lajme të tjera
-
'Po ndjekim me vëmendje zhvillimet!' Basha në SHBA takon kryetarin e komisionit të jashtëm të Kongresit amerikan
7 Dhjetor, 11:53
-
Ylli Pata: Shkaqet pse po hesht Lul Basha
6 Dhjetor, 19:37
-
Basha në SHBA, Çollaku përplaset me Kikinë: Mos u çudisni, është kryetar i PD! Analisti: Vizita s'e bën politikan më të mirë! Gashi: Karta e PD, që s'ka non grata
6 Dhjetor, 18:33
-
Basha në Kongresin Amerikan: Lufta kundër korrupsionit, pastrimi i politikës dhe zgjedhje të lira, prioritare për zhvillimin e Shqipërisë
6 Dhjetor, 11:31
-
Logu: Vizita e Bashës në SHBA mesazh për shqiptarët dhe demokratët! Meçe: Grupi i partive të djathta ndërkombëtare i dha goditjen e dytë Berishës
5 Dhjetor, 21:46
-
Basha takim me ish-zëvendës Presidentin Mike Pence: Të bekuar me miqësinë e SHBA-ve
5 Dhjetor, 18:18
-
Lulzim Basha 'mesazh Berishës' nga SHBA: Sulmet e politikës ndaj SPAK të papranueshme
5 Dhjetor, 14:27
-
Basha në SHBA, takim me kongresmenin Hill: Lufta pakompromis ndaj korrupsionit prioritet i PD
5 Dhjetor, 09:17
-
'Kuvend me mashtrime për hallet e tij', reagon PD e Bashës: Berisha fshihet pas demokratëve, t'u tregonte arsyen pse nuk shkon para drejtësisë
2 Dhjetor, 15:45
-
Basha: Futja e Ballkanit Perëndimor në BE, zgjidhja e problemeve 100-vjeçare! Të rinjtë të angazhohen në politikë
1 Dhjetor, 12:57
-
Eduard Zaloshnja: Berisha vs. Alia-Nano-Rama-Veliaj
29 Nëntor, 16:44
-
Federata e opozitës, Nard Ndoka: Mund t’i bashkohet edhe Basha! Qëndrimet e Berishës për kreun e PD, personale
28 Nëntor, 19:26
Dhe kush flet, ky qe ne partine e tik te leshit huazoi siglen e kurves PD. Ik ore se na flliqe me imoralitetin tat.
Përgjigju