TIRANË- Një person është plagosur mbrëmjen e kësaj të hënë në kryeqytet.
 
Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë dëgjuar të shtëna me armë në zonës e Kinostudios, pranë komisariatit nr.4, ku për pasojë ka mbetur i plagosur në krah Eduart Duka.
 
 I plagosuri është dërguar në Spitalin e Traumës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Duka rezulton person me precedentë penal, dhe kjo ngjarje dyshohet të ketë ndodhur pas prishjeve të  pazareve të drogës.  
 
Nga informacionet paraprake të policisë, mësohet se kemi të bëjmë me një atentat, pasi 2 autorët kanë qëlluar drejt një lokali nga një makinë në lëvizje.
 
Policia ka ngritur pika kontrolli në zonën e Freskut, pasi autorët mendohet të jënë fshehur në këtë zonë të Tiranës.

[gallery]21532[/gallery]

Njoftimi i policicë:
 
Më datë 20.03.2017, rreth orës 20:20, në zonën e njohur si Kinostudio, dy shtetas ende të pa identifikuar dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri, në krah shtetasin E. D., i cili u dërgua në S.Q.U. dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
 
Nga hetimet paraprake dyshohet se është përdorur një armë zjarri e kalibrit të vogël.
 
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com