Atentati i Shkodrës/ LZHK: Krimi nuk ka frikë nga shteti, qeveria palë me të! Të ngrihet Xhandarmëria Kombëtare

Atentati i Shkodrës/ LZHK: Krimi nuk ka frikë nga shteti, qeveria palë me të! Të ngrihet Xhandarmëria Kombëtare

Partia e LZHK në deklaratën e sotme për mediat

Ngjarja e fundit e Shkodrës ka sjellë edhe reagime të forta politike.

Ditën e sotme (1 Nëntor), edhe Partia e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, e drejtuar nga Dashamir Shehi, vuri në dukje problematikën e rendit dhe sigurisë në qytetin verior, duke theksuar se “qeveria nuk e ka vullnetin për të luftuar krimin”.

Në një deklaratë publike, LZH ngriti edhe pyetjen nëse “Shkodra është marrë peng nga grupet kriminale?”.

“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, iu shpreh ngushëllime familjeve të viktimave. Por, jo më larg se tre muaj më parë, LZHK, tërhoqi vëmendjen e opinionit publik përmes një deklarate për mediat se aktualisht në Shqipëri, gjendja e kriminalitetit, jo vetëm që nuk është përmirësuar, por është përkeqësuar dhe se shkaku kryesor i kësaj gjendjeje është se krimi nuk ka frikë nga shteti. Qeveria aktuale, jo vetëm që nuk e ka vullnetin për të luftuar krimin, por është bërë palë me të si në të gjithë Shqipërinë, edhe në Shkodër, sikurse e tregoi më herët edhe "Metamorfoza", thuhet në deklaratë.

Më tej ngrihen shqetësime për sigurinë publike, si një nga shtyllat e Programit të Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar.

Për këtë, partia politike propozoi alternativën e saj:

“Krijimin e Xhandarmërisë Kombëtare, si një forcë elitare e specializuar dhe e afirmuar në shumë shtete për garantimin e sigurisë publike”.

Këtë propozim e përforcoi me të kaluarën:

“Për më tepër akoma, është pikërisht Shqipëria, e cila periudhën më të artë të qetësisë së saj publike e ka gëzuar kur ngriti, forcoi, pajisi dhe përdori Xhandarmërinë në vitet e Mbretërisë Shqiptare nën drejtimin e Mbretit Zog. Është fakt historik i gjithëpranuar se rendi publik i atyre viteve përbënte një nga vlerat më themelore të atij shteti”.

LZHK shprehu besimin se “Xhandarmëria Kombëtare e krijuar sipas alternativës së tyre, do të zhvillojë me sukses luftën kundër krimit; do të garantojë rendin dhe sigurinë publike; do bëjë ndërhyrjen në operacionet kundër Akteve Terroriste; do të mbështesë Forcat e Armatosura në raste të operacioneve ushtarake dhe të tjera”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ISH USHTASAK: 01/11/2024 13:43

    MOS LUANI ME GJAKUN E NJERZËVE TË THJESHTË O L.ZH.K.?(QË AI NDËNJI 40 VJET NË PUSHTET PO TI O DASH SA KE????(O DASH E KOPE) PO MIRË VETË OOR DUKE FILLUAR EDHE NGA TY KU JU PUNOJNË FAMILJARËT?O DASH XHANDARMËRIA KËTA JAN JASHTËTOKËSOR APO QYTETAR.O DASH TI NUK BËN PËR XHANDAR.O DASH JE PJELLË E P.D.SH. DHE NUK BËNË PËRPIETË JE SHËMBULL I KORUPSIONIT.

    Përgjigju
  • Kola: 01/11/2024 12:45

    Njata polic bandita dotë bohen pësëri Xhandarë! ku është ndryshimi?

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 01/11/2024 23:12

      O LZHK , figue te basarduara doni te na ktheni ne kohen e zogut ? Per çfar xhandermarie e keni fjalen o bazhibozuke .a ju jepet vota ketyre plerave , nje te madh qe te hai. LZHKparti ezogut antishqiptare.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Opozita protestë marshim në Shkodër/ Report Tv sjell pamjet me dron, shikoni pjesëmarrjen

Opozita protestë marshim në Shkodër/ Report Tv sjell pamjet me dron, shikoni pjesëmarrjen