Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim për atentatin me tritol në Gjirokastër, ku më 10 tetor u vra Beqir Devolli, i njohur edhe si Çilo Hunderri, dhe mbeti i plagosur Erigel Mela.

Në pranga kanë rënë Shpëtim Malasi dhe Behar Zyberi, ndërsa Gentian Zhupa dhe Kliton Ymeri janë shpallur në kërkim.

Atentati ndodhi më 10 tetor, kur një shpërthim me tritol në makinë i mori jetën Beqir Devollit dhe la të plagosur Erigels Melën.

Lajmi në përditësim