Atentati ndaj Gentian Bejtjes, bie poshtë pretendimi i 2 të arrestuarve! Në makinë nuk kishte GPS, atentatorët me dy mjete deri pranë vilës

Pretendimi i Edison Haxhiut dhe Ilir Beqarajt, dy të arrestuarit për atentatin ndaj Gentian Bejtjes, të cilët pohuan se në makinën e tyre tip “Golf” kishte GPS dhe se ajo që u përdor për të larguar nga vendi i ngjarjes atentatorët, nuk ishte e njëjta, hidhet poshtë nga grupi hetimor.

Ata u thanë hetuesve pas arrestimit se makina e tyre ishte e ngjashme, por jo e njëjta dhe këtë sipas tyre e vërteton GPS brenda mjetit. Burime i thanë Report Tv se në automjetin e sekuestruar pranë një lavazhi në zonën e Lundrës, ku u arrestua fillimisht Edison Haxhiu, nuk u gjet asnjë pajisje GPS.

Hetuesit tashmë kanë prova që e njëjta makinë ishte në vendngjarjes, përfshirë pamjet filmike, të cilat përputhen shumë mirë me kohën e qëndrimit dhe lëvizjes në zonë. Përmes pamjeve filmike është vërtetuar se makina “Golf” ka qenë krejt në afërsi të vilës ku ndodhi vrasja, pra atentatorët ishin me dy makina pranë shtëpisë së Bejtjes, njëra që u shkrumbua dhe tjetra që shërbeu për t’i larguar. Makinës “Golf” dyshohet se targat i janë hequr pranë vendit të ngjarjes, ndërsa brenda tij hetuesit thonë se janë gjetur prova me rëndësi, për të cilat po pritet përgjigje nga laboratori shkencor.

Grupi hetimor është në pritje edhe të tabulateve telefonike, përmes së cilave po synohet lidhja e atentatorëve me 2 të arrestuarit që kanë ndihmuar në vrasje

Atentati

 Gentjan Bejtja u vra .me më shumë se 30 plumba pasditen e 15 marsit 2024, brenda serës me domate në oborrin e shtëpisë. Nga makina “Land Rover Discover” që u ndal te porta e oborrit zbritën 3 persona, të cilët hynë qetësisht, derdhën breshëri plumbash drejt tij dhe po aq qetësisht u larguan. Vrasësit dyshohet se ishin me pagesë dhe kjo bazohet në perfeksionin e eliminimit.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Siebejn: 18/04/2024 13:31

    Si e bejn se duhet te tregojn ata pafajsin edhe jo shteti fajesin. Ktu dihet shum mire qe te arestojn edhe gjen me te vogel te ken edhe do dali dicks rruges...u be atentati ku vdiq kunati kti (kur ishin femijet ne makin) edhe e arestuan tjetrin se kishte barut ne dor...mbas 6muajsh e leshuan. Te fusin brenda edhe te fusin pergjusin ne qeli edhe te pergjusi kan ngel akoma po nuk foli ai e leshojn...shtet i degraduar, baruti ne dor mund te vi na fishekzjare na saldim por edhe na qitje ne poligon apo kur del per gjah, nuk esht detyra e te akuzuarit te tregoj se nuk e ka nga arm pa leje por e prokuroris...ja do ti shikojm si do i vej ceshtja ktyre po sbesoj te ken gje se po te kishin do e kishin nxjer ne lajme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Halit Valteri: SPAK ka kërkuar masë arresti për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, pritet vendimi

Halit Valteri: SPAK ka kërkuar masë arresti për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, pritet vendimi