Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, Apeli lë në burg përjetë Redjan Rrajën, 35 vite për Ariol Halilin

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë duke dënuar me “burgim të përjetshëm” Redjan Rrajën e me 35 vite burg Ariol Halilin, të akuzuar për ngjarjen e ndodhur në 1 nëntor të vitit 2019 në Shkozët ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku dhe u plagos Landi Muharremi.

Ata akuzohen për vepra të rënda penale si grup i strukturuar kriminal vrasjen e funksionarëve publik, mbetur në tentativë, vrasje, vjedhje, armëmbajtje pa leje etj.

Rraja e Halili janë të vetmit të dënuar deri më tani për atentatin tek mbikalimi i Shkozetit, ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja e Anëtarët e tjerë të grupit kriminal, që sipas të dhënave që dolën nga ç’kodimi i aplikacioneve të koduara me platformën SKY ECC, janë të tjera provat të rëndësishme.

Nuk është vetëm kjo ngjarje për të cilën gjykohet grupi kriminal, pasi SPAK pretendon përfshirjen e tyre në sigurimin e kushteve për vrasjen e  Vullnet Muçës (alias Muharremi), Genci Malokut dhe Arben Mërkurit (Maneci).

Gjithashtu në shënjestër të tyre ishin edhe Luan Mata, babai i Ervin Matës dhe juristi Mitri Prifti. Spak bëri me dije se Redjan Rrahjen e implikon në ngjarje AND-ja në një palë syze "Emporio Armani" me inicialet e tij, të gjetura në makinën e autorëve, por edhe elementët biologjikë në rroba, kapele e një palë doreza ngjyre te zezë.

Sipas Spak telefoni i Rrajës para ngjarjes është loguar në rrjetin Ëireless të lokalit të Plaurent Dervishajt, i cili është në kërkim si porositësi i atentatit.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qazxcv: 05/06/2024 15:48

    Ik o redjan ik naten e mir ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet