Pas gati shtatë vitesh nga atentati në mbikalimin e Shkozetit, Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për dy prej të akuzuarve kryesorë. Plaurent Dervishaj u dënua me burgim të përjetshëm si organizator i sulmit, ndërsa Julian Meçaj me 35 vite burg si bashkëpunëtor. Në atentatin e 1 nëntorit 2019 humbi jetën shoferi Andi Maloku, ndërsa mbetën të plagosur ish-prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho.
Dy të pandehurit u gjykuan në një proces të ndarë nga pjesa tjetër e personave të përfshirë në të njëjtën dosje. Mbi ta rëndonin akuzat për vrasje me paramendim dhe vrasje të mbetur në tentativë, të dyja si grup i strukturuar kriminal.
Për të njëjtën çështje vijon ende procesi gjyqësor ndaj Amar Shkëmbit dhe Bledar Polovinës. Ky i fundit ndodhet në arrati dhe po gjykohet në mungesë. Më herët, për atentatin e Shkozetit janë dënuar me vendim të formës së prerë edhe Redjan Rraja me burgim të përjetshëm, Ramazan Rraja me 9 vite burg, dënim i ulur në 6 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar, si dhe Genti Ndërjaku, Bashkim Haxhia, Endrit Sinani dhe Julian Pjetri.
Gjatë procesit gjyqësor ka dëshmuar dy herë ish prokurori Arjan Ndoja, i cili ka deklaruar se motivet e atentatit janë të qarta për të, por se zbardhja e plotë e ngjarjes i takon organit të akuzës. Ai ka mohuar të ketë pasur njohje me Aleksandër Lahon, duke sqaruar se udhëtimi me të në automjet ditën e atentatit ishte rastësor.
Nga ana tjetër, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj kanë mohuar akuzat gjatë gjithë procesit gjyqësor. Të dy u arrestuan në Dubai dhe u ekstraduan në Shqipëri në gusht të vitit 2024 për t'u përballur me drejtësinë.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente








keto te dy e kane me hak denimin se boll kane bere turp.
PërgjigjuSme besohet, kjo tregon se po vjen era drejtesi.. O zot mbaje doren keshtu e ne vazhdim sa me shume denime Dhe drejtesi, jane vrare e perdhunu e trafiku me mijra njerez, Shume avash kjo drejtesi e vonuar.. Jepini me ritme pak me te shpejta se jane me qindra nena e motra e vellezer me syte nga ju kerkojne drejtesi Shume kane vdekur pa marre drejtesi dhe denimet e merituara Dhe shume po e shijojne jeten ne kerkim pa u bezdisur nga krimet e kryera
PërgjigjuPREKURORI SKA BERE ASGJE I PAFAJSHEM E DON DHE POPULLI E BERI DEPUTET HAJDE VEND CUDIRASH JEMI AI RRINTE NE MAKINAT E BANDES KUNDERSHTARE A MJERE POPULLI
PërgjigjuNgelen burgjeve keta te fortet. Tani ne 41 bis dhe harrohen fare
PërgjigjuE tmerrshme. Burgimi perjete ne kete moshe eshte shume i rende. I bie ta kalojne pjesen e mbetur te jetes ne burg. Jo-humane!
PërgjigjuPo ky prokurori I perjashtuar nga vetingu nuk ka faj? Çfar donte ai me kriminelet ne makin ? Perse drekoi me kriminelet ? Si e vuri pasùrine ky prokuror ? Bravo drejtesia kriminelet mire beni qe I denoni po perkrahesit e krimineleve pse si denoni ? Pa ndihmen e prokurorit as nje kriminel nuk vepron .
Po seriozisht e kam. Nuk njoh asnje nga keta persona por te pakten ky pa floke duket qe nuk eshte aspak mire me shendet qe ne foto. Cfare demi mund te beje ky tani?
Po kur qellonte me arme per te vrare njerez nuk e llogariste qe do paguante? Nuk me vjen keq per ate qe donin te vrisnin por nuk me vjen keq hic as per ata qe duan te vrasin. E bukura esht se dhe burg keta tipa bojn gangsterrin deri sa ta gjejn nga kundershtaret e tyre
Seriozisht e ke ti?