DURRËS- Pas pesë seancash gjyqësore të zhvilluara në gjykatën e Durrësit, Bashkim Haxhia,njeriu i vetëm i arrestuar nga policia në ngjarjen e atentatit me armë ndaj Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, është tërhequr nga kërkesa për lirim nga qelia. Gjyqtari Rexhep Bekteshi ka vendosur të pushojë kërkesën e Haxhisë, i cili hoqi dorë nga kërkesa e parë për revokimin dhe zëvendësimin e "Masës së sigurimit" nga ajo "Arrestit në burg" në "Arrest në shtëpi" ose "Detyrim për tu paraqitur" pranë policisë gjyqësore.
Në fakt Haxhia në atentatin me 43 plumba ka qenë në të njëjtën makinë tip “Range-Rover” me Dervishaj dhe Meçen, ku konsiderohet si palë e dëmtuar dhe dëshmitari kyç për prokurorinë në këtë ngjarje. Por mbajtja me vete e një pistolete pa lejë dhe goditja të 6 plumbave, ka sjellë arrestimin e Bashkim Haxhisë, i cili prej muajit qershor e në vijim, qëndron i izoluar në ambientet e burgut të Durrësit.
Gjatë deklarimit të parë dhënë në policinë e Durrësit, Bashkim Haxhija, nuk ka pranuar që të ketë pasur me vete armë zjarri pistoletë në vendin e ngjarjes dhe ka shtuar se në vendin, ku u kishin zënë pritë për t’i vrarë, ka arritur të shikojë si hije vetëm një person me mjekër, pranë murit të qendrës shëndetësor në Koxhas, të Shijakut, në kohën që në drejtim të automjetit ku ndodhej bashkë më të dëmtuarit Plaurent Dervishi e Juljan Meçe, është qëlluar me armë zjarri me breshëri për t’i vrarë.
Në sulmin me armë të 20 qershorit 2019 në Durrës, Plaurent Dervishaj, Julian Meçen dhe mikun e tyre Bashkim Haxhija, i ka shpëtuar vetëm zoti dhe askush tjetër. Kjo pasi dy persona, që momentalisht ende nuk janë identifikuar nga policia e Durrësit, kanë lëshuar mbi ta, nga një distancë shumë e afërt, plot 43 plumba nga dy kallashnikovë dhe sërish ata, nuk kanë mundur ta çojnë deri në fund porosinë e marë, ekzekutimin e Plaurent Dervishaj. Të tre personazhet shumë të njohur në Durrës dhe me probleme me drejtësinë Shqiptare, kanë mundur ti shpëtojnë paq një super atentati të mirë organizuar dhe përgatitur në çdo detaj. shprehu angazhimin për të mbështetur procesin e zgjerimit.
Sondazhi i ditës:
Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?
-
Normale
13.2%
-
Korrupsion
82.2%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 859
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Më thanë po më bëhej atentat!' Plaurent Dervishaj tregon si u soll nga Dubai në Tiranë! Zbardhet dëshmia në GJKKO: Forcat speciale më rrëmbyen!
16 Gusht, 11:36
-
‘Ju rrezikohet jeta!’ Si u deportuan nga Dubai Plaurent Dervishaj e Juljan Meçaj! U morën në mesnatë nga një kamp e u sollën me avion në Tiranë
15 Gusht, 11:49
-
Ndryshimet drastike të Plaurent Dervishajt në gati tre dekada! Nga koha kur e kërkonte FBI-ja, tek skeda në dosjen e SPAK dhe ekstradimi sot
14 Gusht, 14:25
-
Atentati ndaj prokurorit Ndoja, sillen nga Dubai Plaurent Dervishaj e Juljan Meçaj! Anëtari i ‘Bandës së Durrësit’ në kërkim edhe për vrasjet e Klodian Saliut, Vajdin Lamajt e mikut të tij
14 Gusht, 11:58
-
Franca zbërthen SKYECC, zbulohet konflikti i Ervin Matës me nipin e ish-deputetit Rraja
28 Maj, 16:21
-
Hakmarrja e Plaurent Dervishajt ndaj të fortit të Shijakut! Ish-anëtari i bandës së Durrësit të dhëna nga TIMS për lëvizjet e Rrumit dhe ish-prokurorit Ndoja
28 Maj, 13:50
-
Atentati ndaj Arjan Ndojës, SPAK çon për gjykim porositësin Plaurent Dervishaj dhe 8 anëtarët e bandës! Edhe 2 planet e tjera për vrasjen e ish-prokurorit dhe Rrumit të Shijakut
28 Maj, 09:59
-
I arrestuar për atentatin ndaj prokurorit Ndoja në 2019-ën, GJKKO rrëzon kërkesën e Ramazan Rrajës për lirimin nga qelia
8 Shkurt, 10:41
-
‘Vuani nga skleroza’ debate në gjyq mes grupit të Shullazit e mjekëve për ekspertizën e Luftar Reçit! Dëshmon Agron Kuliçaj, flet për letrën që mori nga i penduari
15 Janar, 13:26
-
I përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, arrestohet në Abu Dhabi anëtari i bandës së Plaurent Dervishajt! Pritet ekstradimi i tij
23 Shkurt 2023, 16:17
-
Operacioni 'Asgjë nuk harrohet', RENEA arreston me urdhër të SPAK 'Reqin e Korçës'! Roli i tij në vrasjet e bujshme në 2005
20 Shkurt 2022, 17:54
-
Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK përfundon hetimet, dërgon për gjykim Emiljano Shullazin dhe Lul Berishën! Mes të pandehurve edhe i penduari Luftar Reçi
15 Shkurt 2022, 14:25