Atentati ndaj prokurorit Ndoja dhe vrasjet e Klodian Saliut e Vajdin Lamës, ekstradohen nga Dubai Plaurent Dervishaj dhe Juljan Meçaj

TIRANË- Plaurent Dervishaj, i konsideruar nga Prokuroria e Posaçme si organizator i atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në vitin 2019, ku mbeti i vdekur shoferi i ish-prokurorit. Ish-kunati i ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berishës, u ekstradua nga Dubai, nga ‘operacione të fshehta’ siç konfirmoi drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumballaku në një deklaratë sot për mediat. Rrumbullaku bëri me dije se Plarent Dervishaj është ekstraduar sot bashku me Julian Meçajn. Ky i fundit u arrestua në Dubai më 8 shkurt, ndërsa ishte shpallur në kërkim në janar të 2023.

'Në një bashkëpunim të shkëlqyer me SPAK dhe Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, unë mund të bëj me dije se në kuadrin e informacioneve e operacioneve të fshehta policore, Policia e Shtetit ka bërë të mundur sot arrestimin e dy eksponentëve të krimit të organizuar, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj. Ndodhen në drejtorinë e policisë së Tiranës. Janë nisur nga Rinasi për në dhomat e policisë së Tiranës. '- tha Rrumbullaku, gjatë një konference për shtyp në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Prokuroria e Posaçme, mundi të zbardh atentatin pas mbërritjes nga Franca të komunikimeve në aplikacionin “SkyECC”, ku ishte përgatitur jo vetëm atentati ndaj prokurorit, por edhe disa vrasje të tjera. Kujtojmë se SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka çuar në gjyq  9 persona si anëtarë të një grupi të kriminal që ndër vite kishin planifikuar 3 herë vrasjen e Arjan Ndojës, i cili në atë kohë kishte postin e prokurorit në Prokurorinë e Durrësit.

Përveç Redjan Rrajës që është dënuar me burg për jetë dhe Arjol Halilaj i dënuar me 35 vite burg, SPAK dërgoi për gjykim 9 persona, mes tyre porositësi Plaurent Dervishaj dhe Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialit Rrahman Rraja. Julian Meçaj dhe Plaurent Dervishaj po ashtu i kanë shpëtuar një atentati më 20 qershor 2019 në Durrës.

Plaurent Dervishaj, është shpallur në kërkim nga SPAK edhe për ekzekutimin e Klodian Saliut në 26 shkurt 2005. Derivshaj u arrestua në Dubai më 11 dhjetor 2020. Shpallja në kërkim e Dervishaj u bë pas rrëfimit të Luftar Reçit, i cili ka treguar dinamikën e vrasjes së Klodian Saliut, vrasje në të cilën bashkëpunëtori i drejtësisë, ka treguar se ka marrë vetë pjesë, së bashku me Indrit Taullaun, Plaurent Dervishaj.

Atentati ndaj prokurorit Ndoja
Në vitin 2019 një atentat me breshëri automatiku iu bë ndaj ish- prokurorit Arjan Ndoj pranë mbikalimit të Shkozetit. Ngjarja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Ditën e ngjarjes Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i "forti i Sukthit",  Aleksandër Laho (alias Pëllumb Muharremi), i njohur si 'Rrumi i Shijakut', dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:42
Me shapka e pantallona të shkurtra, momenti kur Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj ekstradohen nga Dubai

Publikohen pamjet e ekstradimit të Plarent Dervishaj  dhe Julian Mecajt nga Dubai. Ekstradimi i tyre u bën masa të rrepta sigurie. Të dy në momentin e ekstradimit kanë qenë të veshur me bluza të shkurtra, pantallona të shkurtra.

Policia publikoi pamjet ku Julian Meçaj zbret në Rinas me avionin e linjës 'Georgian Ëings' gjatë orëve të natës. Ndërsa Plaurent Dervishaj i veshur me pantallona të kuqe të shkurtra, dhe bluzë bluz zbret në aeroportin Nënë Tereza (Rinas) ditës.

Tëe dy janë shoqëruar nga forcat operacionale drejt burgut. 

 

Ora 13:05
FOTO/ U ekstraduan nga Dubai, pamjet e Plarent Dervishajt dhe Juljan Meçajt nga ambientet e Policisë në Tiranë

1723633478_plaurentdervishajjulianmecaj.jpg

Plaurent Dervishaj dhe Juljan Meçaj

Report Tv ka siguruar foton e Plarent Dervishajt, një nga emrat me rekorde kriminale në vend, i akuzuar nga SPAK si komplotisti i atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në 2019. Plaurent Dervishaj u ekstradua sot bashkë me Juljan Meçajn nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Report Tv siguron fotot e të arrestuarve nga ambientet e sigurisë së Drejtorisë së Policisë Tiranë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Pamjet/ Parku i Prespës prej nëntë ditësh në flakë, nis operacioni i shuarjes nga ajri me avionët e ardhur nga Rumania

Pamjet/ Parku i Prespës prej nëntë ditësh në flakë, nis operacioni i shuarjes nga ajri me avionët e ardhur nga Rumania