Atentati ndaj prokurorit Ndoja, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon dosjen në GJKKO për Redjan Rrajën dhe Ariol Halilajn! Akuzohen për 6 vepra penale
Arjan Ndoja dhe vendi i ngjarjes
SPAK ka mbyllur hetimet atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja në vitin 2019 dhe ka çuar dosjen në gjykatë për 2 të pandehur. Janë dërguar në gjykatë Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj nën akuzë për 6 vepra penale, për vrasje, armëmbajtje pa leje, grup kriminal,. vjedhje dhe kryerja e veprave penale si grup kriminal.
Në njoftimin e SPAK, dy të pandehurit akuzohen për 6 vepra penale, më konkretisht për vrasje të funksionarëve publikë, në dëm të Arjan Ndojës, vrasje në rrethana cilësuese ku humbi jetën Andi Maloku dhe e mbetur në tentativë kundër Aleksandër Lahos. Ndër të tjera ata akuzohen dhe për mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, grup i strukturuar kriminal si dhe për vjedhje.
Ngjarja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Ditën e ngjarjes Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i "forti i Sukthit", Landi Muharremi nga Sukthi, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, aktualisht shofer i prokurorit.
Makinës 'Benz' me targë AA 333 ZD (që rezultoi në pronësi të Fadil Çallikut) dhe në përdorim nga Prokurori Ndoja, ju bë atentat pranë mbikalimit të Shkozetit kur u qëllua ndaj tyre me breshëri automatiku nga një tjetër automjet. Pas breshërisë së tetë plumbave makina doli nga rruga, ndërsa të plagosurit janë transportuar me makinë private. Në spital humbi jetën shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç, i cili kishte marrë një plumb në gjoks dhe nuk mundi t'i mbijetonte plagëve.
Landi Muharremi u bë subjekt i Operacionit Forca e Ligjit duke i sekuestruar makinën e blinduar të Landi Muharremit, i njohur me pseudonimin 'Rrumi' nga Shijaku. Makina e blinduar e Landi Muharremit është Audi dhe sekuestrimi është bërë mbi dyshimet se është vendosur me veprimtari të jashtëligjshme.
K.T./E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25.2%
-
Keq
60.6%
-
Nuk e di
14.2%
Vota total: 1592
Lajme të tjera
-
I dënuar përjetë për atentatin ndaj prokurorit Ndoja, GJKKO konfiskon pasuritë e Redjan Rrajës, mes tyre ‘Audi’ luksoz i Kejvina Kthjellës (LISTA)
8 Shkurt, 10:50
-
I arrestuar për atentatin ndaj prokurorit Ndoja në 2019-ën, GJKKO rrëzon kërkesën e Ramazan Rrajës për lirimin nga qelia
8 Shkurt, 10:41
-
U arrestua për atentatin ndaj Arjan Ndojës në 2019, Apeli nuk pranon ta lirojë Ramazan Rrajën
4 Janar, 11:52
-
I dënuar përjetë për atentatin ndaj prokurorit Ndoja, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës, mes tyre ‘Audi’ luksoz i Kejvina Kthjellës (LISTA)
13 Dhjetor 2023, 10:42
-
I përfshirë në atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja, Gjykata refuzon ndryshimin e masës së sigurisë
13 Nëntor 2023, 14:36
-
Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja ku u vra shoferi i tij, atentatorët nën akuzë dhe për trafik droge
17 Tetor 2023, 13:23
-
Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, GJKKO dënon me burg përjetë Redjan Rrajën, i afërm i ish-deputetit socialist! 35 vite burg për Arjol Halilajn
25 Korrik 2023, 17:51
-
I arrestuar për atentatin ndaj Arjan Ndojës në 2019, GJKKO refuzon kërkesën për liri të Ramazan Rrajës
12 Korrik 2023, 13:28
-
Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, Plarent Dervishaj ofroi 300 mijë euro për të hequr gjurmët e gishtërinjve të Redjan Rrajës nga makina e autorëve
1 Qershor 2023, 11:57
-
Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, SPAK kërkon burg përjetë për Redjan Rrajën, 35 vite për Arjol Halilajn! Provat që 'fundosën' nipin e deputetit të PS-së
31 Maj 2023, 14:58
-
Redian Rraja mohon të ketë lidhje me ‘Audi-n’ e sekuestruar nga SPAK të Kejvina Kthellës: E kam thjesht mike, asgjë tjetër! S'kam shpenzuar nga fitimet e mia
30 Maj 2023, 12:52
-
Mashtrime për 'pazare’ me burgimet përjetë, lihet në burg Milena Deraj! 30-vjeçarja shkoi në polici pasi u kërcënua, zbardhen SMS-të! Përmendi Arjan Ndojin e Tom Doshin
26 Maj 2023, 11:06
Mir do ishte te merrte statusin e te penduartit doktorr Redjani e te tregonte dhe shoket e tjer se do e marr malli shum per grun e vet kur te haj te perjetshmin
Përgjigju