Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ Zbardhet dëshmia e bashkëpunëtorit Halilaj: Rrajën e njoh, s'kam lidhje me ngjarjen

Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ Zbardhet dëshmia e bashkëpunëtorit Halilaj: Rrajën e njoh, s'kam lidhje me ngjarjen

Foto nga vendi i kryerjes së atentatit

Arjol Halilaj i arrestuar nga policia si bashkëpuntor i Redian Rrajës në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja më 1 nëntor të vitit 2019, përpara grupit hetimor ka pranuar njohjen me të por ka mohuar pjesëmarrjen në atentat. 

Ai ka deklaruar se për ngjarjen është njohur nga informacioni i dhënë në media.

29- vjeçari i lindur në Skrapar dhe banues në Durrës, bazuar në  tërësinë e veprimeve hetimore rezulton se është bashkëpunëtori kryesor i autorëve të ngjarjes, pasi pas braktisjes së mjetit nga autorët, ka ndihmuar në largimin e tyre nga vendi ku braktisën mjetin me të cilin kryen atentatin ndaj prokurorit Ndoja.

Nga hetimet ka rezultuar se i 29-vjeçari i arrestuar sot ka qenë në shoqërinë e Redjan Rrahjes, i arrestuar si autor i atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, mikut të tij Landi Muharremi dhe shoferit Andi Maloku, i cili humbi jetën në spital.

Ariol Halilaj u zbulua nga kamerat e sigurisë dhe telefoni i Redjan Rahjes, që ka hetuar policia në lidhje me atentatin në Shkozet të Durrësit, ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Ditën e sotme, gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno theksoi se ishin qelizat telefonike që treguan se 29-vjeçari ditën kur ndodhi ngjarja ishte afër vendit ku autorët lanë makinat, ndërsa më pas Halilaj i largoi dhe Redjan Rrajan e strehoi në shtëpinë e tij.

Policia e Shtetit, nën drejtimin e SPAK-ut, vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, kapjen dhe arrestimin e të gjithë personave të përfshirë në të.

Po si ndodhi atentati? 

Prokurori ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i "forti i Sukthit", Landi Muharremi nga Sukthi, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, aktualisht shofer i prokurorit. Makinës 'Benz' me targë AA 333 ZD (që rezultoi në pronësi të Fadil Çallikut) dhe në përdorim nga Prokurori Ndoja, ju bë atentat pranë mbikalimit të Shkozetit kur u qëllua ndaj tyre me breshëri automatiku nga një tjetër automjet. Pas breshërisë së tetë plumbave makina ka dalë nga rruga, ndërsa të plagosurit janë transportuar me makinë private. Në spital humbi jetën shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç, i cili kishte marrë një plumb në gjoks dhe nuk mundi t'i mbijetonte plagëve.

Ndërsa prokurori Arjan Ndoja dhe Landi Muharremi, që së fundi e kishte ndryshuar emrin në Aleksandër Laho, mbetën të plagosur. 48-vjeçari Landi Muharremi është me precedentë penalë, i dyshuar si i përfshirë në 2016-ën në rrahjen e një biznesmeni libanez i cili do të investonte përmes ndërtimit të një kompleksi në Gjirin e Lalzit, tokë mbi të cilën Muharremi pretendonte pronësinë.

Landi Muharremit u bë subjekt i Operacionit Forca e Ligjit duke i sekuestruar makinën e blinduar të Landi Muharremit, i njohur me pseudonimin 'Rrumi' nga Shijaku. Makina e blinduar e Landi Muharremit është Audi dhe sekuestrimi është bërë mbi dyshimet se është vendosur me veprimtari të jashtëligjshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kremlini: Nuk ka plane për një takim mes Putin dhe Trump

Kremlini: Nuk ka plane për një takim mes Putin dhe Trump