SHKODËR- Report Tv ka siguruar videon e atentatit në Shkodër, ndaj Gjergj Ndërshtiqajt dhe kunatit të tij Gjon Nika. Të dy i shpëtuan mrekullisht rreth 80 plumbave që u derdhën në drejtim të tyre.
Në këtë video që sjell Report Tv, dallohet momenti kur fillohet të qëllohet me plumba ndaj të dyve, sapo parkojnë makinën në një lokal në fshatin Grudë e Re. Gjon Nikaj largohet me vrap, ndërsa Gjergj Ndërshtiqaj fshihet pas makinës.
Aq shumë është qëlluar, sa makina shpërthen në flakë. Gjergj Ndërshtiqaj ka arritur që të largohet disa metra me tutje duke u shpëtuar flakëve. Më pas autorët largohen me një mjet tip Benz, i cili u gjet i djegur me tre kallshnikovë brenda.
Shënjestra e atentatit të 12 marsit dyshohet se ka qenë Gjergj Ndërshtiqaj edhe për shkak të profesionit të 30-vjeçarit. Prej dy vjetësh i riu ishte dronist i policisë së Shkodrës dhe ka filmuar hapësira të tëra në Malësi, ku janë zbuluar edhe parcela më kanabis. Vitin e fundit, Gjergj Ndërshtiqaj, kaloi specialist në zonën e Shoshit, ku për shkak të profesionit, posedonte informacione në lidhje me fushën e drogës.
Ndërshtiqaj, është dhe vëllai i Marjan Ndershtiqaj drejtor i Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR) në Shkodër. Por policia deri tani nuk ka gjetur element që e lidh atentatin, me zyrtarin e lartë. Megjithatë, kjo është një nga pistat që po hetojnë specialistët e antikrimit, pa përjashtuar, konflikte të tjera, apo aktivitetin e personit e dytë , Gjon Nika. Shënjestrat nuk kanë pranuar të kenë konflikte, apo të ishin në ruajtje nga ndokush me të cilin ndanin probleme.
Nga hetimet e deritanishme, në makinën Benz, ishin 4 persona të maskuar, 3 nga të cilët qëlluan më breshëri në drejtim të rinjve, por ende nuk ka asnjë gjurmë të tyre.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
41.3%
-
Negativ
44.3%
-
Jam i/e dyzuar
14.4%
Vota total: 3672
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Reshje bore në qarkun e Shkodrës, qarkullimi vijon normalisht në akset Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth
14 Shkurt, 09:20
-
Vijojnë punimet në rrugën strategjike Shirokë-Zogaj, do lidhë vendin me Malin e Zi dhe e kthen Shkodrën si kryeqendër të rajonit (VIDEO)
14 Shkurt, 08:16
-
Shkodër, 5-fishohet qiraja! Tregtarët e Rusit në protestë: Si me qenë në Amerikë jo në Shqipëri
13 Shkurt, 17:44
-
Shkodër, vidhet një shumë e madhe parash nga banesa e një ish-mjekeje! Ishin fshehur në dollap, autori hapi derën me çelës! Flitet për mbi 100 mijë euro
12 Shkurt, 21:30
-
Transformimi i hyrjes në Shkodër/ Nënkryetari i bashkisë: Ky investim do të jetë një frymëmarrje për trafikun e rënduar
11 Shkurt, 14:45
-
Shkodra 'në luftë' me kanabisin, Prefektja Angoni: Qarku ynë duhet të dalë nga lista e zezë e kultivimit të lëndëve narkotike
11 Shkurt, 14:26
-
Përfshihet nga flakët automjeti në aksin Pukë – Fushë Arrëz, shkak një masë në impiant (VIDEO)
10 Shkurt, 22:07
-
I pandehur për shkarkimin në kundërshtim me ligjin të drejtorit të Ujësjellësit, ish-kryebashkiaku Shkodrës, Bardh Spahia paraqitet në SPAK
10 Shkurt, 15:15
-
Arrestimi i Erion Veliajt, kryeministri Rama anulon takimet në Shkodër
10 Shkurt, 14:33
-
Rindërtimi i ‘Muzeut të Kujtesës’ në Shkodër, Rama: Do sjell më shumë vizitorë, fillimi i një transformimi që nisi 30 vjet me vonesë! Ndërtojmë parkim të madh nëntokësorë
10 Shkurt, 13:29
-
Shkodër/ Qeni antidrogë 'mbërthen' malazezin me 1 kg hashash të fshehur në kofanon e makinës! Po largohej nga Hani i Hotit
10 Shkurt, 12:04
-
Shkodër/ IKMT nis aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje të ‘Ura e Bahçallëkut’ pranë lumit Drin, Policia e mbështet (VIDEO)
10 Shkurt, 09:32