ATHINË, 7 qershor /ATSH-AFP/ - Greqia është e vendosur për të hedhur poshtë propozimet e fundit të Bashkimit Evropian për t'i shmangur një dështim me pagesat, theksuan sot dy ministra, prej të cilëve dhe ai i Financave, Janis Varufaqis.
"Ky është një gjest agresiv destinuar për të terrorizuar qeverinë (...) pa kuptuar se kjo qeveri greke nuk mund të terrorizohet", theksoi Janis Varufaqis për të përditshmen "Proto Thema".
Komisioni Evropian i paraqiti javën e kaluar Athinës një dokument prej pesë faqesh me masa të kursimit që përfshinin veçanërisht një rritje të TVSH-së, uljen e pagave dhe pensioneve të funksionarëve.
Kryeministri, Aleksis Cipras, i cilësoi të premten propozimet evropiane si absurde dhe theksoi se Athina nuk do të pranonte një marrëveshje që nuk do të përfshinte një ristrkturim të borxhit të vendit.
"Dokumenti paraqitur kryeministrit është në limitin e fyerjes", shtoi Varufaqis.
"Ne kemi nevojë për reforma, ristrukturim të borxhit dhe investime (...) nëse ne nuk kemi këto të treja së bashku ne nuk do të nënshkruajmë marrëveshje", theksoi minsitri i Financave./
/ec/