Audiokaseta e 21 janarit/ Kara: Vrasjet ndodhën për karrigen e Berishës! Cakrani: Nuk besoj se do ketë akuzë, ata persona janë dënuar një herë

Vrasja e Aleks Nikës më 21 janar përpara kryeministrisë po hetohet nga SPAK, e cila tashmë disponon edhe një provë, audio regjistrimin e komunikimit mes gardistëve ku jepet urdhër për të qëlluar në trup gjatë protestës.

Në ‘Studio Live’ juristët Kujtim Cakrani dhe Romeo Kara debatuan lidhur me hetimet e Prokurorisë së Posaçme. Cakrani shprehet për Arbër Hitajn se kjo ngjarja ka pasur hetime dhe gjykime, si pasojë nuk mund të ketë ridënim të personave pasi nuk e lejon kodi penal.

'Duhej ti nënshtrohet ekspertizës, kur është bërë si është bërë. Afatet proceduriale lidhen me veprën penale, çfarë akuze do ngrihet nga SPAK. Nëse ka shpërdorim detyre është parashkruar. Nëse vrasje me rrethana cilësuese nuk parashkruhet. Duhet pritur si do e mendojë SPAK nuk besoj se do ngrihet akuzë. Mungojnë elementët për akuzë. Kundër kujt do i ngresh akuzë. Ndrea Prendi është hetuar, gjykuar dhe dënuar. Nuk mund ti rihapet hetimit që ti rëndohet pozicioni.

Edhe sikur zëri të jetë i Berishës apo Bashës nuk i implikon dot. Garda mbron objektin dhe individët. Garda nuk merr urdhër nga askush.'

Ndërsa Kara mendon se kemi të bëjmë me një krim shtetëror, teksa nga ana tjetër serverat e kryeminsitrisë janë shkatërruar.

'Po nuk u rregulluan padrejtësitë e të kaluarës nuk entuziazmohet e ardhmja. Kemi krim shtetëror. Edhe konstatohet nga Gjykata e Strasburgut. Ndodhi ditën për diell. Aleks Nika nuk u vra në territorin ku mund të qëllonte garda. Është vrarë përballë kur mbaroi protesta. Nuk kishte arsye për shkatërrim provash. Serverat janë shkatërruar. Kemi provë të re dhe rihapet çështja nga e para. Rihetohen personat aty. Është dhënë një lloj orientimi. Prova duhet verifikuar. Nëse nuk do e kishim bërë kaq të madhe dhe bravo asaj familje që e ndoqi me fanatizëm.'

Sa për Berishën në atë kohë kryeministër, Kara thekson se nuk ka lënë njeri të qetë qoftë në shtet apo privat, pasi ka rrënuar këdo, ndër të cilët edhe atë vetë.

'A guxon njeri sot të përdori armë?! E drejta e protestës është shumë më e madhe se e drejta e Berishës për karrige. Kemi të bëjmë me një mendësi që karrigia ime nuk preket. Ka ënjtur në dru në 96 edhe ata që kishte ministra si Imami apo ata përballë si Edi Rama. Nuk ka lënë njeri në shtet apo privat të qetë. Kusur nuk i ka lënë. I ka rrënuar. Një nga ata persona jam unë. Ka qenë përballë meje. Edhe të tjerë. Mbolli diktaturë në demokraci. Bazohet tek vrasja e fjalës së lirë.'

Gishtin për këtë vrasje shtetërore ai e vë tek Berisha.

'Ne nuk kemi liri. Kërkojmë lirinë dhe demokracinë. Këta që vodhën dhe bënë kulla i dhanë të drejtë vetes se sollën liri dhe demokraci, ku e kanë lirinë. Morali nuk ka të bëjë me numrin e njerëzve. Trima pas pilafit dhe demokratë pas pilafit ka pasur shumë.'

Për mua gishti tani shkon drejt tek Berisha. Në vendimin e Strasburgut nuk mund të prevalojë mbrojtja e një prone mbi të drejtën e jetës. Do të vëmë drejtësi, është një vrasje shtetërore. Dhe të themi këtu ka shtet. Ka rregulla.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:47
Gazetari Fatos Mahmutaj zbulon në 'Studio Live': Më 21 janar do ekzekutohej Paro Laçi! Donin të vrisnin edhe Edi Ramën për djegien e makinave tek Piramida

Gazetari Fatos Mahmutaj zbuloi në Studio Live se në 21 janar ishte bërë plani për vrasjen e Paro Laçit ish gardistit të Berishës dhe ish presidentit të klubit Partizani.

Gjithashtu sipas gazetarit, do vritej edhe Edi Rama në atë kohë kryetar opozite, për shkak të djegies së dy makinave tek Piramida gjatë protestës së 21 janarit 2011, si shenjë hakmarrje.  

'Më 21 janar do vritej  Paro Laçi por shyqyr që shërbimi sekret e mori e nxori jashtë Tiranës. I tha Edi Rama nuk mund të mbajë mbi shpinë vrasjen tënde, se nuk po të vras unë.

Kemi rastin e djegies së makinave tek Piramida, dy prej tyre do vrisnin Edi Ramën për hakmarrje, për djegien e makinave, por i kapi prokuroria pas 2 muajsh.'

Ora 19:37
Cakrani: Ndrea Prendi dhe Agim Llupo u dënuan një herë, nuk mund të ketë ridënim! Kara: Dënimi i tyre ishte fletë lavdërimi nga Berisha! U vranë 4 bijë nënash

 

Avokati Kujtim Cakrani mendon se ish gardistët Ndrea Prendi dhe Agim Llupo janë gjykuar dhe dënuar një herë, prandaj nuk mund të ketë ridënim pasi nuk e lejon kodi i procedurës penale, rëndimin e pozicionit të një të dënuari.

Ndërsa Romeo Kara thekson se janë vrarë 4 bijë nënash, teksa u gjuajt ndaj njërit prej tyre kur po largohej për të dhënë mesazhin që pushteti i Berishës nuk preket.

Cakrani: Ai që ka qëlluar është dënuar. Qoftë Ndrea Prendi, qoftë Agim Llupo. Nuk e lejon kodi ta rihetojmë dhe të ridënohet. Ndrea Prendi e mori përsipër e ka kryer dënimin. Dhe zoti Llupo e ka marrë përsipër dhe është dënuar. Ka një gjykim, hetim dhe një dënim për  këta. E trajtojmë sikur nuk janë dënuar. Ka qenë edhe drejtuesi i grupit të zjarrit që është kryetar bashkie. Janë bërë ca hetime, janë bërë ca dënime. Nuk ja rëndon më pozicionin nuk e lejon kushtetuta. Jam kundër rrymës jakobiniste ndaj kujto qoftë. Jam për shtetin e së drejtës. Të marri përgjegjësinë mbi bazën e shtetit të së drejtës.

Kara: Janë gjykuar në atë kohë për ato prova që janë gjendur. Dhe morën një dënim si fletë lavdërimi. Janë vrarë 4 bijë nënash. Ky i fundit ishte duke u tërhequr. Gjuajtje për mesazh që pushteti im nuk preket. Edhe ai gardisti kryetar bashkie, të marri dënimin. Edhe palët e tjera që organizuan protestën të marrin dënimin. Por kur Berisha thoshte 4 snajpera, edhe ajo do merret pjesë. Pse u frymëzuan këto njerëz. Duhet parë roli i çdo personi.

Ora 19:29
'Garda i mori urdhrat me dru', gazetari: Isha live duke transmetuar në 21 janar, një gardist qëlloi nga hyrja e bodrumit, tjetri nga tarraca

 

Gazetari Fatos Mahmutaj theksoi në Studio Live se garda i mori urdhrat me dru për të qëlluar në 21 janar në trupin e protestuesve. Kjo vërehet tek syri i nxirë i kreu të Gardës në atë kohë Ndrea Prendi, që u rrah nga shefi i shërbimit të Berishës. 

'Garda i mori urdhra me dru. Ndrea Prendin i nxiu syrin shefi i sigurisë së Berishës. Ç’urdhra? Urdhra me dru. Jo me shkrim. Një vend ku nuk ka shtet, e rrahën me dru, i morën armën dhe qëlluan rob. Po të ishte ligjore me shkrim, do e zbatonte? Jo. Nuk qëlloi ai, qëlluan ata. Urdhri nuk e dha ai, e dha pasi hëngri dru. E prezantoi kryeministri të nesërmen si hero që e rrahën protestuesit, e rrahi ai. Shteti ekziston me ligje. Atje kishte dru, jo ligje. Kam qenë personi që kisha pozitë më të mirë nga kolegët e tjerë. Isha live duke transmetuar dhe kisha fushë pamje. Ishim sipër një platformë me 25-30 veta. Të gjithë përveç meje, ishin duke parë protestën nga një kënd më i lartë dhe duke bërë video.

Qytetarë protestues. U qëllua nga dy drejtime drejt njerëzve. Kam parë një gardist ku ndodhet hyrja e bodrumit e kryeministrisë. Më pasi ky doli Agim Llupo. E kishte të drejtuar në tokë, me një gju në tokë. Armën e kishte me grykë nga toka. Në një moment nga tarraca, nga këndi drejt nesh flaka e armëve po vinte drejt grupit ku isha unë. Ishte errësirë për momentin prej tymit. U bë si një lloj nxirje. Të dy këta persona qëlluan drejt turmës, ai nga sipër me pistoletë dhe poshtë Agim Llupo. Është e fiksuar në media.'

Ora 19:23
'Jam historia e Shqipërisë, ju jeni me Erdoganin', Cakrani përplaset me Romeo Karan: Ju jeni ballistë, me pula!

 

Avokatët Kujtim Cakrani dhe Romeo Kara debatuan ashpër në Studio Live lidhur me ngjarjet e 21 janarit dhe hetimet që ka rihapur SPAK.

Cakrani e sheh si jakobinizëm dhe gjyq popullor atë që po i bëhet kësaj ngjarjeje dhe Berishës.

Ndërsa Romeo Kara më pas ndërhyri, teksa debati kaloi edhe në histori personale.

Cakrani: Jakobinizmi në këtë vend ka vrarë njerëz.

Kara: Kush është jakobin?

Cakrani: Janë njerëzit që duan gjyqe popullore.

Kara: Gjyqet popullore janë amerikane me juri.

Cakrani: Nuk është të flasësh si do qejfi të vrasim atë të internojmë atë. 4 shkurti duhet të vriteshin 8400. E kam fituar luftën me historinë. Jam historia e Shqipërisë. Ju jeni historia e Erdoganit në Shqipëri. Dilni nesër kur të vijë Erdogani, dil protesto nëse je shqiptar. Mbroni Shqipërinë nga Erdoganizmi nesër. Je shqiptar i mirë, dil nesër. Mos bëj patriotizëm part time. Kur të do partia.

Kara: Ju jeni ballistët.

Cakrani: Ballistët ishin ajka e kombit.

Kara: Ishin me pula, pulaxhi.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tiku: 09/10/2024 19:51

    Zoti Caktani! Sikur të ishte vrarë larg qoftë një familiar yti si dotë kishe reaguar ndaj këtyre vrasësve?

    Përgjigju
  • KOCI BAKO: 09/10/2024 19:33

    BRAVO ROMEO, ATA JU NGJITËN OKUPATORIT SI MUTI PAS KËPUCËS.BALLISTËT JANË HËM FASHISTË E HËM NAZISTË QË HISTORIA E LUFTËS 2 BOTËRORE I ÇOVI NË GJYQIN E HAGËS.LE TË THOTË AI CAKRAN QENEFI NJË KËNGË QË PARAARDHËSIT E TIJ KËNDONIN NË FORMACIONET E TYRE DHE ËSHTË I LARË.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Tentuan të vrisnin Inez Hajrrullën dhe Ervis Matodashajn, SPAK kërkon 11 vite burg për Leonard Luzin dhe Muharrem Koroveshin! 2 vite e 9 muaj për Amarildo Nikollin

Tentuan të vrisnin Inez Hajrrullën dhe Ervis Matodashajn, SPAK kërkon 11 vite burg për Leonard Luzin dhe Muharrem Koroveshin! 2 vite e 9 muaj për Amarildo Nikollin