Aulona Musta është një nga moderatoret më të ndjekura shqiptare. Jo rrallë herë ajo ekspozon trupin e saj të tonifikuar dhe pikërisht për këtë gjë bëhet pjesë e mediave rozë. Aulona është një ndjekëse e rregullt e palestrës që e ka ndihmuar të ketë trupin që ka sot dhe vetëm para pak orësh ka publikuar një video ku shihet duke kërcyer pasi ka mbaruar stërvitjen.
Moderatorja ka bërë edhe pak twerk, por shumë personazheve u ka bërë përshtypje pjesa e barkut të Mustës, e cila është me muskuj. Pikërisht për këtë i ka komentuar Sara Kapo, vajza e aktores Ema Andrea. "Aulona të lutem boll se më ngeli në fyt kjo birra sa pashë ABS-at,"- shkruan Sara.
“Hahahaha,”- ma jep mua se aq po më pihet tani,”- ja kthen moderatorja me humor.











Komente
Komento