Këngëtarja Aurela Gaçe ka marrë surprizën e paritur që i ka ndryshuar ditën nga dy fanset e saj të vogla. Ajo ka ndarë ndodhinë emocionuese më në Instagram ku zbulon se 2 fansat e saj 10-vjeçare i kishin organizuar një surprizë me disa dhurata të vogla dhe domethënëse.
“Dy vajza diku tek 10 vjeç, më kanë parë duke u futur në studio me Stinen dhe kanë pritur në derë derisa doli Stine.
‘Jepja këtë Aurelës. Zemrat e vogla, ma zbukuruan ditën. Lulet shoqëroheshin me letra ku shprehnin dashurinë’, ka shkruar këngëtarja. Në kartolina vogëlushet shkruanin se Aurela ishte këngëtarja e tyre e preferuar dhe nuk mungonin të vizatuara zemrat dhe yjet për t’i treguar Aurelës vlerësimin e tyre. “Kaq mjafton për t’u ndjerë e lumtur”, ka shkruar në një foto tjetër këngëtarja.

Komente

