Këto kohë, në pazarin e zhurmshëm të opinioneve shqiptare, po artikulohet një temë e re, “dashuria” e disa zotërinjve publikë shqiptarë për kulturën hebraike dhe, përtej saj, për politikën izraelite. Kush thotë se është dashuri e pastër, kush dyshon se është interes, e kush tjetër e sheh si një modë të re të kohës, një mënyrë për t’u bërë me më të fortin e radhës për interesa politike.
Sa për mua, i varfër në dije për këto punë të thella, nuk guxoj të shpall gjykime. Por një gjë mendoj se e di mirë besimi është punë e shpirtit. Nëse dikush ndërron fenë, mban mjekër ortodokse apo vendos festën hebraike në kokë, le ta bëjë. Nuk është as lajm, as krim, por një punë e njeriut me veten e tij.
Por dashuria e vërtetë, ajo që nuk bërtet, ajo që nuk shfaqet në tribunat politike apo në shtrëngime duarsh hipokrite, shihet në veprat e kryera në heshtje, në kujdesin që i bëhet gjurmëve të së shkuarës së kombit tënd apo edhe atyre kulturave që pretendon se admiron.
Nëse dashuria e kohëve të fundit e disa politikanëve tanë për kulturën hebraike do të ishte e vërtetë dhe e ndershme, atëherë kjo do të manifestohej edhe në mënyrën se si ruhen dhe mbrohen ato pak simbole dhe monumente të kulturës hebraike në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Në mes të sheshit të qytetit të Sarandës ndodhet një prej monumenteve më të rëndësishme të kulturës antike hebraike, jo vetëm në territorin tonë, por edhe në Ballkan. E ndërtuar diku në shekujt V–VI pas Krishtit, Sinagoga e Onhezmit është ndër më të vjetrat në rajon, dëshmi e një komuniteti hebre të vendosur në territoret e Epirit antik.
E ngritur brenda mureve të qytetit antik të Onhezmit, Saranda e sotme përmasat e saj tregojnë për një komunitet të rëndësishëm në këtë port.
Sinagoga e Onhezmit, për nga rëndësia në trashëgiminë tonë kulturore, duhej të ishte një vend i kuruar me kujdes dhe finesë, i kthyer në një hapësirë të vizitueshme për turizmin kulturor. Jo vetëm si shenjë përkujdesjeje për çdo monument antik, por në respektin qe tregojme ne veçanti për kulturat e ardhura përtej detit.
Në fakt, për çdo vizitor që ka kuriozitet ta shohë, Sinagoga e Onhezmit është një monument i lënë në harresë: pa restaurim, pa shpjegim dhe pa kujdes institucional. Përballë saj ndodhet një stacion autobusi, ku turistët që presin shërbimin urban nuk i hedhin as sytë atij grumbulli gurësh pa asnjë shenjë dalluese, pa tabelë shpjeguese dhe jashtë itinerareve kulturore të qytetit.
Vetem një tabelë e thjeshtë, e zbehur nga koha, e vendosur dikur kur turizmi varej nga Ministria e Ekonomisë drejtuar nga Arben Ahmetaj, është e vetmja shenjë se ajo hapësirë përballë stacionit të autobusëve është monument kulture.
Dy vite më parë, punëtorët e Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe ata të Bashkisë, për të vendosur disa kabllo nën tokë, gërmonin me eskavator shumë pranë mureve të Sinagogës, pa i ndalur kush dhe pa u shqetësuar ndonjë institucion i trashëgimisë kulturore. Dukej qartë se askush nuk ia dinte historinë apo rëndësinë këtij monumenti.
Rreth viteve 2003–2004, së bashku me arkitektin Artan Shkreli, kemi biseduar me ish-kryeministrin e kohës, Fatos Nano, mbi rëndësinë e jashtëzakonshme që kjo Sinagogë kishte jo vetëm për qytetin ku ai ishte deputet. Në atë kohë, pjesa më e madhe e rrënojave ishte zënë nga kioska të shumta që kishin mbirë pas vitit 1997, aq sa edhe arkeologët e kishin të vështirë studimin e saj.
Gërmimet e kryera nga arkeologia shqiptare Etleva Nallbani dhe dy profesorë të Universitetit Hebraik të Jerusalemit konfirmuan se rrënojat e zbuluara dikur nga arkeologu Kosta Lako nuk kishin qenë një bazilikë e hershme. Mozaiku me simbolin hebraik të Menoras dhe skena të tjera simbolike vërtetonin se rrënoja kishte fillimet si një Sinagogë mjaft e rëndësishme.
Ishte kryeministri Nano ai që bëri të mundur jo vetëm çlirimin e rrënojave të Sinagogës, por edhe largimin e ndërtimeve pranë mureve rrethuese romake. Punimet, të ndjekura në atë kohë nga Artan Shkreli, nxorën në dritë Sinagogën në pamjen e saj madhështore.
Megjithë kundërshtimet dhe argumentet se këto prishje do t’i kushtonin vota në zgjedhjet e ardhshme, Fatos Nano i bëri një shërbim të madh trashëgimisë kulturore shqiptare dhe kulturës hebraike në veçanti.
Më kujtohet se, nëpërmjet disa kanaleve private, më erdhi një letër falënderimi për kryeministrin Nano nga një organizatë e rëndësishme hebraike me bazë në Londër, të cilën ia përcolla atij. Sigurisht, një gjest i bërë me dashuri dhe respekt për kulturën nuk kishte nevojë për reklamë publike dhe Nano e ruajti atë letër për veten e tij.
Nga ajo kohë e deri më sot, Sinagoga e Sarandës është lënë në pluhurin e harresës, pa asnjë ndërhyrje apo përkujdesje nga Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, edhe pse “dashuria” për Izraelin dhe kulturën hebraike duket sot në modë.
Kaq për gjendjen e sotme të Sinagogës, me shpresën se ndoshta ndonjë “dashnor” i kulturës hebraike do t’i lexojë këto rreshta dhe do të vërë dorën në zemër për të bërë diçka më shumë për këtë monument të lënë në harresë.
Historia e Sinagogës së Onhezmit
Për të gjithë dashamirësit e kulturës në përgjithësi, po shtoj disa rreshta mbi historinë tepër interesante jo vetëm të Sinagogës së Onhezmit, por edhe mbi rëndësinë e saj në kulturën mesdhetare.
Gërmimet e para në këtë zonë u kryen nga arkeologu Kosta Lako, një emër i vyer për arkeologjinë shqiptare. Pas disa sezonesh gërmimesh, ai botoi përfundimet e tij duke argumentuar se godina duhej të kishte qenë një bazilikë e madhe bizantine, e dëmtuar më vonë dhe e djegur me shumë gjasë gjatë ndonjë prej dyndjeve barbare të Mesjetës së Hershme.
Rrënojat në qendër të qytetit nuk patën studime të mëtejshme deri në periudhën pas vitit 1997, kur arkeologia Etleva Nallbani, së bashku me dy arkeologë nga Universiteti Hebraik i Jerusalemit, nisën një ekspeditë të re.
Etleva më ka treguar se gjatë një prezantimi në Paris mbi arkeologjinë e Shqipërisë së Jugut, prania e disa simboleve hebraike në mozaikun e “Bazilikës së Madhe” kishte tërhequr vëmendjen e një arkeologu hebre. Për këtë arsye, Universiteti Hebraik dhe Instituti i Arkeologjisë në Tiranë ndërmorën gërmime të reja, të cilat konfirmuan se rrënoja në qendër të qytetit ishte, me shumë gjasë, një Sinagogë hebraike e ngritur midis shekujve V–VI pas Krishtit.
Kjo e vendoste atë në një shkallë të jashtëzakonshme rëndësie, pasi konsiderohej sinagoga e dytë më e vjetër e zbuluar në Ballkan.
Ndërkohë, disa studiues hodhën dyshime mbi praninë e një sinagoge kaq të hershme në brigjet epirote. Por një zbulim i bërë dekada më parë në Italinë e Jugut duket se konfirmon praninë e një komuniteti hebraik në Onhezëm.
Në vitin 1853, pranë Venosës në rajonin e Bazilikatës, u zbuluan katakombe me mbishkrime në latinisht, greqishten e vjetër dhe hebraisht. Studiuesi Graziadio Isaia Ascoli i datoi ato midis shekujve IV–VI pas Krishtit dhe i konsideroi si pjesë të një nekropoli hebraik.
Më vonë, studiuesi Umberto Cassuto krijoi katalogun e parë të këtyre mbishkrimeve. Njëri prej tyre mbishkrimeve u transkiptuas si me poshte:
HIC requiescet Augusta ... Filia Isatis patris de Anciasmon
“Këtu prehet Augusta, vajza e Isatis/Yishai-t nga Onhezmosi.”
Studiuesit e mëvonshëm e identifikuan Isatis-in si formë të latinizuar të emrit hebraik Yishai dhe e konsideruan atë si një udhëheqës shpirtëror ndoshta rabin të komunitetit hebraik të Onhezmit.
Mbishkrimi funeral, i datuar rreth vitit 521, lidhet kështu drejtpërdrejt me ekzistencën e një komuniteti hebraik në Onhezmin antik.
Mund të jetë pikërisht kjo arsyeja pse arkeologët e Universitetit të Jerusalemit erdhën në Sarandë të bindur se do të gjenin gjurmët e këtij komuniteti.
Por pse një komunitet hebraik do të zgjidhte të vendosej në portin e vogël të Onhezmit? Deri më sot nuk kemi një përgjigje të saktë. Rrugët tregtare apo arsye të tjera të panjohura mund të kenë ndikuar në këtë prani.
Ndërkohë nje hipoteze shume interesante me ka qelluar ta degjoj pas nje koincidence ne sallen e leksioneve te Explorers Club ( Klubit te Exploratoreve) ne New York, E vendosur ne ish rezidences e pronarit te dikurshem te makinave qepese “Singer” ne New York godina jo vetem eshte nje monument i rendesishem historik por edhe baza e nje sere eksploratoresh te shek te 19 te cilet pas ekspeditave te ne hapsira te pa njohura prezantonin zbulimet e tyre. Ne fakt edhe podiumi i prezantimit nuk kishte ndryshuar qe me themelimin e ketij Klubi duke e bere ngjitjen ne te nje moment shume emocional.
Prezantimi im ne sallen e mbushur plot ishte mbi kerkimet nen ujore te kryera ne bashkepunim me ekspediten amerikane te RPM nautical Foundation dhe Universitetin e Texas A&M dy nga institucionet lider ne bote per kerkime nen ujore. Deri me atehere Shqiperia e panjohur kishte bere te mundur kerkime moderne duke i vendosur zbulimet e ekipit ne nje prej 10 ekspeditave me te mira ne bote, sipas revistes amerikane “Arkeologjia”
Prezantimi im bazuar ne zbulimet e ekipit te studiuesve ne Bordin e anijes kerkimore “Herkules” preku edhe gjetjen e nje anije te mbytur jo shume larg Portit antik te Onchezmusit. Anija diku tek 30 m e gjate kishte ne bordin e saj disa qindra amfora pjesa me e madhe e pa prekur por qe dukej se peshkimi me trata kishte filluar ti demtonte ato. Nga studimi i thelluar i specialisteve te Universitetit te Texas u mundesua te kuptojme se amforat ishin te prodhuara në Judean antike gjatë shekullit të V pas Krishtit (periudha bizantine e hershme). Keto amfora njihen shpesh si tipologji që shërbenin për transportin e verës.
Pas prezantimit nje koktej ishte organizuar nga mikpritesit si mundesi per te takuar dhe folur me gjate mbi Shqiperine antike dhe moderne. Nder te tjera nje zonje ne moshe mu prezantua dhe me kerkoi ne se do te kisha mundesi te beja prezantimin tim ne Klubin e komunitetit te saj. Me tha se shume miq dhe mikesha te saj me origjine nga Janina te vendosur ne New York do te ishin te interesuar per te ardhur. Shume kurioz per ftesen dhe kete komunitet Janiniot ne mesin e New Yorkut nje dite me pas u gjenda ne hollin e nje hoteli elegant ne nje salle te mbushur plot. Pas prezantimit disa nga te pranishmit pyeten per anijen e zbuluar afer Portit te Onchezmit si dhe faktin qe amforat ne te ishin identifikuar nga specialistet amerikane si amfora bizantine te shek V -VI ardhur nga Judea antike.
Zonja qe me kishte ftuar pasi kisha mbaruar u ngrit dhe duke me falenderuar ne emer te komunitetit te saj me tha.
"Une ju ftova jo vetem se ju po vini nga Shqiperia vendi ku te paret tane e njihnin mjaft mire dhe kishin shume miq por per dicka shume me te rendesishme per ne. Komuniteti hebre i Janines nje komunitet me rrenje shume te forta dhe te thella mban ne kujtesen e vet historike nje histori te trasheguar nga te paret tane. Ata na kane lene si deshmi se komuniteti yne eshte nje komunitet shume i hershem dhe u vendos ne Janine pasi erdhen nga brigjet epirote ku ishin vendosur pas nje katastrofe detare. Nje grup i madh që lundronin me një anije nga Judea mundën të shpetojne nga mbytja e anijes dhe u vendosen ne jnje Port te vogel ku pas shume kohesh erdhen ne brendesi te territorit dhe u vendosen ne Janine. Sigurisht per ne kjo legjende e hershem eshte nje rrefenje e prejardhjes sone dhe e kemi trasheguar brez pas brezi. Por kur une pash prezantimin tuaj ne Klubin e Eksploratoreve ku ju folet per anijen e zbuluar me amfora qe vinin nga Judea si dhe Sinangogen e Sarandes pak a shume te asaj periudhe mendova se kjo ishte me shume se koincidence. Dhe si per ta bere edhe me te mistershme historine e treguar ja ku jemi ne komuniteti i ardhur nga Janina qe besojme se prejardhja jone vjen nga nje anije e mbytur."
Sigurisht, kjo mbetet në kufijtë e legjendës dhe kujtesës kolektive, por përputhja mes rrëfimit të ruajtur nga komuniteti hebre i Janinës, anijes së mbytur me amfora nga Judea dhe pranisë së Sinagogës së Onhezmit mbetet një nga ato mistere të bukura që historia herë pas here na lë si gjurmë.
Dhe ndoshta, pikërisht për këtë arsye, ky monument meriton më shumë sesa heshtje, pluhur dhe harresë.
Komente










