Arabia Saudite me gjasë do jetë organizatorja e Kupës së Botës 2034, kjo pasi vendi arab duket se është i vetëm në garë pas tërheqjes së Australisë nga oferta.
Këtë të martë, FIFA priste një ofertë nga Azia dhe Oqeania për t'u futur në garë si vend organizator për shfaqjen më të madhe sportive në botë, Botërorin 2034.
Presidenti i Federatës së Futbollit në Australi, James Johnson se vendi i tij ishte "eklipsuar nga mundësitë për të pritur këtë event". Australia do futet në garë për Kupën e Azisë së femrave 2026 dhe Kupën e Botës për Klube 2029, duke hequr kështu dorë nga Botërori 2034.
Vendimi i Australisë për të mos vazhduar me Kupën e Botës 2034 e lë Arabinë Saudite si ofertuesin e vetëm të konfirmuar. Arabia Saudite njoftoi se do të konkurronte, vetëm disa minuta pasi organi qeverisës global i futbollit (FIFA) bëri thirrje për ofertat e Azisë dhe Oqeanisë më 4 tetor.
Presidenti i Konfederatës Aziatike të Futbollit, organi drejtues kontinental i sportit të cilit i përket Australia, tha se "e gjithë familja e futbollit aziatik" do të qëndrojë e bashkuar në mbështetje të ofertës saudite.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?
-
Po
12.2%
-
Jo
83.6%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 2859
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Renditja e FIFA-s për qershorin, mësoni pozicionin e Shqipërisë! Kosova humbet tre pozicione, Argjentina në krye
20 Qershor, 17:52
-
Tragjedi në Mekë, të paktën 550 besimtarë humbin jetën gjatë pelegrinazhit të haxhit! Shkak temperaturat e larta
19 Qershor, 10:00
-
Humbin jetën 14 persona në pelegrinazhin e Haxhit! Shkak temperaturat e larta
17 Qershor, 13:57
-
Reali në Botërorin e Klubeve, Carlo Ancelotti: Fjalët e mia u keqinterpretuan
10 Qershor, 17:01
-
Bilardo/ Eklent Kaçi shpallet nënkampion bote
10 Qershor, 15:58
-
FIFA dëshiron të rifreskojë dhe përmirësojë VAR-in duke ndjekur shembullin e tenisit
25 Maj, 15:56
-
GOLAT/ Cristiano Ronaldo 'si vera', shënon dopietë dhe dërgon Al Nassr në finalen e Kupës
2 Maj, 13:24
-
Zyrtare/ FIFA 'hap derën' për milionat e Arabisë Saudite
26 Prill, 13:33
-
CAS rrëzon FIFA-n, KF Erzeni kursen 120 mijë euro
26 Prill, 11:32
-
Botërori i Klubeve/ Barcelona mbetet jashtë, Bayern 'kualifikon' Salzburgun
18 Prill, 22:27
-
VIDEO/ E pabesueshme në Superkupën e Arabisë Saudite, 'sheiku' godet me kamxhik në fushë lojtarin
12 Prill, 09:58
-
'Bërryli' çështje kombëtare, Ronaldo i kërkon falje edhe ministrit saudit të sporteve
10 Prill, 21:31
Paraja e PIF bën çudira!
Përgjigju