Australian Open/ Novak Djokovic reziston vetëm një set, eliminohet në gjysmëfinale pas dëmtimit! Tifozët e fërshëllejnë

Australian Open/ Novak Djokovic reziston vetëm një set, eliminohet në gjysmëfinale pas dëmtimit! Tifozët e fërshëllejnë

Novak Djokovic

MELBOURNE, Australi - Tenisti Novak Djokovic u fërshëllye nga tifozët pasi u tërhoq i dëmtuar nga gjysmëfinalja e 'Australian Open', në ndeshjen kundër gjermanit Alexander Zverev.

Serbi Djokovic synonte një rekord prej 25 titujve të mëdhenj, por u largua pasi humbi setin e parë 7-6, duke iu afruar për t'i shtrënguar dorën Zverevit. 37-vjeçari serb kishte dëmtuar një muskul në këmbë gjatë fitores në çerekfinale me katër sete ndaj Carlos Alcaraz të martën.

Ai kishte një fashë të madhe në pjesën e sipërme të këmbës së majtë gjatë ndeshjes së sotme.

“Sapo fillova të ndjej gjithnjë e më shumë dhimbje. Ishte shumë për t'u përballur për mua. E dija se edhe nëse fitoja setin e parë, do të ishte një betejë e madhe e vështirë për mua që të qëndroja fizikisht i aftë për dy, tre, katër orë”,tha Djokovic.

Kësisoj Zverev është finalist në Australian Open dhe gjen përballë numrin një të botës, Jannik Sinner, me italianin që kaloi pa problem (3-0 me sete) amerikanin Ben Shelton.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

GJKKO/ Gjyqi për zhdukjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës, Dritan Rexhepi i pranishëm në seancë

GJKKO/ Gjyqi për zhdukjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës, Dritan Rexhepi i pranishëm në seancë