Ministri i Mirëqënies Sociale e Rinisë, Blendi Klosi ka bërë apel që ndaj personave të prekur me autizëm duhet të bëhemi të gjithë bashkë dhe të tregohemi më solidarë, të vëmendshëm e të ndjeshëm për këtë kategori personash.
Kjo deklratë është bërë në aktivitetin “Riciklimi është Art” në Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit mbi Autizmin nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe Bashkia Fier.
Aktiviteti i organizuar në Qendrën “Horizont” në qytetin e Fierit , një qendër multifunksionalepër shërbime sociale për fëmijët me aftësi të kufizuar në qytetin e Fierit, kishte qëllimin që në Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit mbi Autizmin, të sillte në vëmendjen e të gjithëve reflektimin mbi realitetin e fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuar, në vecanti atyre autikë.
Aktiviteti u organizua në formën e një ankandi me piktura dhe punime të vetë fëmijëve të qendrës, punimet janë bërë me materiale të riciklueshme. Të ardhurat nga shitja e këtyre punimeve, shkojnë për promovimin e Qendrës, fëmijëve dhe të rinjve të saj. Gjatë këtij aktiviteti u shfaq filmi i shkurtër “Një ditë në Qëndrën Horizont”.
Gjatë këtij aktiviteti, Ministri Blendi Klosi vuri theksin tek mesazhi i kësaj dite, tek nevoja për të kuptuar më mirë autizmin, nevoja për integrim dhe përkujdesje të fëmijëve autikë, një reagim i përbashkët i shtetit dhe shoqërisë.
Fjala e Ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Fjala e Ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi KlosiRedaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)