Autobusi me targa shqiptare përfshihet në aksident në Kroaci, plagosen disa persona (FOTO)

Autobusi i aksidentuar

Një autobus me targa shqiptare është përfshirë në një aksident në Kroaci.

Nga aksidenti i ndodhur në autostradën A1 pranë zonës së pushimit Jasenice në drejtim të Zagrebit kanë mbetur të plagosur lehtë disa persona.

Zëdhënësja e Administratës së Policisë së Zadarit, Ivana Grbin tha se në aksident është përfshirë një autobus dhe se po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ngjarja është regjistrua rreth orës 11:00 të kësaj të mërkure.

Vetëm një automjet u përfshi në aksident, një autobus me targa shqiptare dhe çfarë saktësisht ndodhi do të dihet pas hetimit”, shtoi Grbin.

 

Be.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Përvjetori i pavarësisë dhe çlirimit, a është bërë Shqipëria ajo që ëndërruan heronjtë tanë?

Komento

Komente

  • Pyetje: 29/10/2020 18:53

    Po sikur të ishin Turistë gjermanë..,në bar do i linin Kroatët?!

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Aksident me pasojë vdekje në aksin rrugor Lezhë-Milot/ Mjeti përplas këmbësorin