Avokati Dorjan Matlija nëpërmjet një reagimi të bërë në rrjete sociale, shpreh distancim nga grupi organizator i protestës, por jo nga vetë protesta. Deklarata e tij është komentuar dhe nga kryeministri Edi Rama, i cili e quan një kthesë dhe vendim të duhur, “pavarësisht se me vonesë”.
Ndër të tjera, shefi i qeverisë shkruan se kjo qeveri është e mandatuar për të bërë të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, një derë që nuk do të mbyllet nga protestat. Rama e mbyll postimin e tij duke shkruar se e vetmja rrugë drejt zgjidhjes, është dialogu demokratik me qeverinë shqiptare.
Postimi i Edi Ramës
Hap konstruktiv në drejtimin e duhur, po dy gjëra duhet t’i kuptojë kushdo ka arritur në këtë kthesë, paçka se me pak vonesë:
1. Ky “pushteti kriminal” është në negociata me Bashkimin Europian për anëtarësimin e Shqipërisë dhe ka mandatin më të fortë popullor të 20 viteve të fundit, pikërisht që të mbyllë negociatat pa humbur asnjë ditë kohë e pa u çfokusuar në asnjë moment nga ky mision kombëtar
2. Sot nuk ka asnjë moment tjetër historik për të pasur parasysh, përveç rrugës së hapur të Bashkimit Europian për Shqipërinë, e cila nuk duhet lënë kurrësesi të mbyllet, ndërsa temat e “natyrës, Vjosë-Nartës, flamingove, transparencës, anti-korrupsionit apo arrogancës së pushtetit” ka vetëm një rrugë për t’i trajtuar me seriozitet:
Dialogu demokratik me Qeverinë Shqiptare
Komente










Z. Rama, ne negociata me Bashkimin Europian ka qene edhe Partia Demokrate. Negociatat do vijojne cilado qeveri te perzgjidhet ne pushtet. Arsyeja juaj nuk qendron pasi ne mandatin tuaj te fundit KQZ ka raportuar numrin me te ulet te votuesve. Eshte mandati i katert dhe ju nuk keni realizuar asnje nga premtimet baze perpara se te merrnit mandatin e pare (ju kujtoj ujin 24 ore ne Tirane qe nuk e realizuat dot as si kryebashkiak per 3 mandate te meparshme). Mos i fshihni pas rruges drejt Bashkimit Europian shitjet dhe copetimet qe po beni ndaj Shqiperise nen justifikimin e "investitoreve strategjike" qe e keni shpikur dhe ligjeruar po vete ju. Jeni qellimisht fajtor per abuzimet dhe demet financiare ne buxhetin e shtetit, duke cenuar edhe sigurine kombetare me eliminimin e porteve kryesore te vendit si Durresit dhe Vlores. Juve nuk keni krijuar ambjentet, forumet apo kanalet e komunikimit per t'iu dhene mundesi njerezve te dialogojne dhe t'ju shprehin si kendveshtrimet e tyre. Po te kishit rreth vetes njerez te afte, te pakompromentuar, te denje dhe eksperte ne fushat e tyre, e sigurt qe do mjaftonte t'i degjonit dhe te merrnit parasysh propozimet qe favorizojne permiresimin e klimes shoqerore ne Shqiperi. Boll me ironi, eshte e kote t'a zgjasni dhe te beni sikur po rilindni kete vend. Keni pasur te gjithe kohen e mundur per ta realizuar dhe duken rezultatet. Eshte boshatisur Shqiperia dhe ata qe kane mbetur, po te thone qartazi cdo dite: RAMA, JEPE DOREHEQJEN!
Përgjigju