Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj ka hedhur akuza ndaj disa figurave të PD-së që shprehën mbështetje me firma ndaj kandidaturës së Endri Shabanit për postin e Avokatit të Popullit, të cilat u tërhoqën më vonë. Kreu i PD, Sali Berisha tha se u tërhoqën pasi ishin kandidaturës së Shabanit. 

Teksa ka publikuar me emrat e atyre që dhanë firmat nga Ina Zhupa, Klevis Balliu, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Eno Bozdo etj, avokati i Berishës i "fton" deputetët demokratë në listë që të tregojnë nëse kanë firmosur në të vërtetë, ndërsa nën rreshta i shënjestron edhe si 'agjentë të Ramës' jashtë PS. 

"Personat që shohin emrin në këto lista janë të ftuar të konfirmojnë nëse kanë firmosur vërtetë apo kjo është një lojë! Jo për gjë por ikja e Edi Ramës do të marrë me vete jo vetëm PS por edhe agjentët e tij jashtë PS!  Ndjesë atyre që nuk kanë firmosur apo kanë firmosur pa mendje dhe gjenden aksidentalisht në këtë liste të mallkuar! Kjo thirrje bëhet nga unë Genci Gjokutaj personalisht dhe i pa autorizuar apo i shtyrë nga askush! Me përgjegjësi ligjore dhe morale!", ka shkruar ai. 

Lista e publikuar nga Gjokutaj