Babai, bashkëshorti, qytetari model, Lulzim Basha

Babai, bashkëshorti, qytetari model, Lulzim Basha

Ende pa nisur zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, Lulzim Basha ia ka nisur prej kohësh punës për të krijuar një imazh tjetër për veten e vet.

Duke përdorur gruan e tij, e cila prej disa kohësh ka nisur të postojë foto familjare nëpër rrjetet sociale, Lulzim Basha herë na shfaqet si një qytetar model, që bën pazarin vetë, herë si bashkëshorti ideal, që shoqëron gruan nëpër ekspozita e është prezent në çdo festë e gëzim familjar, e herë tjetri si babai që çdo fëmijë do të ëndërronte të kishte, që pas një dite të lodhshme pune, kur kthehet në darkë në shtëpi, gjen kohë edhe për të vënë fëmijët në gjumë e për t’iu lexuar edhe ndonjë libër.

I vënë shpesh në qendër të videove tallëse, të sponsorizuara nga zyra e PS-së, si Lul gjumashi, që i del gjumi veç në orën 11, apo që në kulmin e një krize botërore, ai është i vetmi kryetar opozite, që u pasurua duke u bërë me katër vila, njerëzit pranë Lulzim Bashës kanë menduar një tjetër strategji, për të luftuar atë që nuk e zhbëjnë dot, imazhin e një njeriu që e ka mendjen veç për gjumë e vila.

Ata kanë menduar ta shfaqin Bashën në një tjetër dimension, si një politikan më njerëzor, më familjar, duke na hapur dyert e shtëpisë së vet dhe duke na treguar pjesë nga intimiteti familjar, me mesazhin se ashtu siç përkujdeset për familjen e tij, do të bëjë edhe me ne nesër, kur të bëhet kryeministër.

Po ndjek pak a shumë të njëtën rrugë si Edi Rama, para fushatës së zgjedhjeve të tetë viteve më parë. Edhe ai, i akuzuar shphesh nga kundërshtarët e vet si një njeri i degjeneruar, ndryshe nga rivali i vet Berisha, që e shiste veten si një familjar i rregullt, vendosi të martohej para zgjedhjeve me Lindën, për të treguar se do të jetë një kryeministër “normal”. “Qershia mbi tortë” pastaj ishte dhe lindja e djalit, duke e bërë më të plotë portretin e një familje të rregullt dhe të lumtur.

Vetëm se fabula që kanë gjetur njerëzit pranë Lulzim Bashës, është si ato përrallat që ai ia lexonte së bijës. Vërtet mund të të vërë nëë gjumë në darkë, por mëngjesi vjen shpejt, për t’u përballur me realitetin e vërtetë, jo atë të përrallave.

Një realitet që nuk e fsheh dot faktin se ai vërtet mund të jetë babai ideal që kujdeset për fëmijët e vet (dhe duhet thënë që kujdeset goxha mirë, pasi bëjnë një jetë ëndrrash, me vila, shkolla private, pushime jashtë shtetit etj si këto), por është gjithashtu, së paku moralisht, edhe njeriu që ka lënë pa baba të paktën nja tetë fëmijë të tjerë dhe që për të mirat materiale të fëmijëve të vet, në mos ka përgjegjësi, së paku ka heshtur për baballarët e vrarë të këtyre fëmijëve.

Dhe që vërtet ai mund të shfaqet edhe si bashkëshorti model e besnik, por që në fakt vështirë se mund të thuash se është i tillë, po t’iu referohesh thashethemeve (që në fakt nuk janë veç thashetheme), apo si një qytetar që ndihmon të moshuarit e komshinjtë e vet, të cilëve iu bën edhe pazarin, por që në fakt, edhe qytetari me inteligjencën më minimale e kupton që e gjitha është një shfaqje që t’i sjell zorrët tek gryka, për shkak se bëhet thjesht për fushatë dhe nuk ka asgjë në të sinqertë në të.

E vetmja gjë e sinqertë për të, është që tregon përralla. Por ato nuk të bëjnë dot kryeministër!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Parafabrikat: 27/07/2021 17:28

    Akoma nuk u largua Ky humbës?! Mesazh nga e ardhmja (tetor 2023)

    Përgjigju
  • Natyrisht: 26/01/2021 00:03

    Perrallat Lulezimen do ta bejne Karminister

    Përgjigju
  • O tej: 25/01/2021 23:54

    Baba lesh me qime.

    Përgjigju
  • Ermal: 25/01/2021 23:19

    Te pakten Basha tregon peralls gocen Rama nderkohe thith viza me ordineret e pernatshem

    Përgjigju
  • Skeptik: 25/01/2021 19:36

    Kam frikë se kjo është thjesht Reklama për Propagandimin parazgjedhor..?!Vazhdo kështu..Ka lezet,pastaj të kemi dhe Dhëndër nga anët tona!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë