SHKODER-Familjarët e një fëmije kanë dhunuar mbrëmjen e kaluar mjekun pediatër të spitalit, Skënder Duka.
 
Nga të dhënat e para mësohet se familjarët kanë dërguar në urgjencë fëmijën e sëmurë, në pavionin e pediatrisë, ndërsa mjeku roje e kishte dërguar në kirurgji.
 
Kjo ka bërë që i ati i fëmijës të godasë me grusht mjekun Skënder Duka, i cili mori disa plagë.
 
Pas kallëzimit të mjekut, policia ka identifikuar autorin që e dhunoi dhe ka nisur hetimet për arrestimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave.

doktoresha
Me rreth të kuq mjeku që u dhunua Skënder Duka

Mjekët dënojnë dhunën ndaj kolegut
Ndërkohë që pas ngjarjes ka reaguar shefja e Pediatrisë në Shkodër, Greta Naraci duke dënuar dhunën.
  
“Është sinqerisht një ngjarje për të ardhur keq, në rastin tonë sipas protokollit të trajtimit të rastit nuk ka asnjë lloj abuzimi, nuk ka asnjë lloj vonese por ka thjesht procedurë dhe zbatim të protokollit. Fëmija ka ardhur me një traumë në kokë. Ne të urgjencës nuk trajtojmë urgjencën e traumave dhe të kirurgjisë dhe pastaj fëmija është dërguar në urgjencën e neurologjisë ku është trajtuar nga mjeku kirurg. Problemi dhe patologjia ishte për t’u ekzaminuar dhe ishte kjo lëvizja nga kati i parë në të dytin, dhe nga kati i dyti tek i treti ka revoltuar prindin dhe ne në punën tonë udhëhiqemi nga parimi që prindi gjithmonë moralisht ka të drejt, por ka disa procedura që disa diagnoza nuk mund të vendosen në momentin e parë. Më vjen keq shumë që këto gjëra ndodhin. Ne jemi në shërbim 24 orë të kujtdo dhe më vjen keq që puna jonë matet me të keqen”, u shpreh mjekja. 
doktoresha
Shefja e Pediatrisë në Shkodër, Greta Naraci


dy.b/shqiptarja.com