Babai i zv.ministres së Arsimit, mes të arrestuarve për falsifikim vizash drejt SHBA

Babai i zv.ministres së Arsimit, mes të arrestuarve për falsifikim vizash drejt SHBA

Lorena Haxhia, zv.ministre e Arsimit

Në operacion e koduar “Crystal Eagle”, ku u arrestuan 22 persoan për falsifikim të vizave nga Shqipëria drejt SHBA dy ditë më parë, mes tyre është edhe Eduart Haxhiu, babai i zv.ministres së Arsimit, Lorena Haxhiu.

Eduart Haxhiu, 52 vjeç, banues në Tiranë u dënua me “arrest me burg” nga Gjykata e Posaçme, si i dyshuar për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë , “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Eduart Haxhiu akuzohet si pjesëmarrës në grup të strukturuar kriminal, që po hetohet nga SPAK dhe akuzohet se dërgonte emigrantë me viza false në SHBA, Kanada dhe Britaninë e Madhe. 


Lajmi kryesor:

Iu arrestua i ati për falsifikim vizash drejt SHBA, zv.ministrja Lorena Haxhiu jep dorëheqjen


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë