Janë arrestuar babë e bir në Elbasan, pasi plagosën me shkop bejsbolli në bashkëpunim personin me iniciale B.A.
Autorët e vënë në pranga janë me inicialet A.L. 59 vjeç dhe R.L. 24 vjeç, banues në Elbasan.
Sipas policisë, këta të fundit kanë kanosur dhe goditur me shkop bejsbolli një bashkëqytetarin e tyre, i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq, materialet hetimore i kanë kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.
Komento