Shërbimi Veterinar i qarkut Gjirokastër ka reaguar për Report Tv, pas shqetësimit të banorëve se në përroin e Psarit ishin hedhur bagëti të ngordhura.
"Pas informacioneve nga mediat se në vendin e quajtur përroi i Psarit, njësia administrative Ballaban shërbimi Veterinar i qarkut Gjirokastër shkoi në vendin e ngjarjes dhe konstatoi mbetje kockore të disa kafshëve (3 - 4 krerë ) të ngordhura të cilat nga stadi i dekompozimit rezultojnë të jenë mbi 40 ditë të ngordhura .
Nga informacione të siguruara me rrugë jo zyrtare kafshët i përkasin fermerit Asllan Mersini i cili deklaron se në muajn Prill i kanë humbur 3 krerë bagëti të cilat mendon se janë marrë nga egërsirat. Gjithashtu gjatë muajt Prill ka patur kafshë me shenja të Piroplazmozës të cila i ka mjekuar dhe janë shëruar. Tufa sot është klinikisht e shendoshë pa shenja të sëmundjeve infektive. Mbetjet e kafshëve të ngordhura u groposën" tha Autoriteti Veterinarisë për Report Tv.
Lajmi kryesor:
Këlcyrë/ Bagëti të ngordhura në përrua, shqetësim për banorët! Veterinaria: U sulmuan nga ujqërit, s’ka rrezik për epidemi





