Pavarësisht thirrjes së opozitës se nuk do të lejojë të zhvillohen zgjedhje fasadë në 30 qershor, nëse nuk ka më herët një marrëveshje politike për të larguar Ramën, PS nuk tërhiqet pas.
Numri dy i socialistë, Taulant Balla deklaroi nga Elbasani se me 30 Qershor zgjedhjet do të zhvillohen dhe se kush guxon të prekë kutitë e votimit, e pret burgu.
"Më 30 Qershor zgjedhjet do të zhvillohen. Ta harrojë Monika, Luli e Saliu se mund të pengojnë popullin të shkojnë të votojnë. Nuk e bëjnë dot. Është vepër penale, dënohet deri në 7 vjet burg, kushdo që pengon zgjedhësit të shkojnë në votim. Kushdo që tenton të dhunojë qoftë derën e qendrës së votimit, e për të mos thënë pastaj, larg qoftë, të guxojë të ngrejë dorën mbi kutinë e votimit për ta dëmtuar atë, sepse dënimi është shumë i rreptë ”, u shpreh Balla.
Dy ditë më parë lideri demokrat, Lulzim Basha deklaroi se nëse nuk plotësohen kërkesat e PD, do të pamundësojë në çdo formë mbajtjen e zgjedhjeve që ai i quan fasadë.
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së e cilësoi Bashën një humbës, me mungesë alternative.
“Zgjedhja është aq e thjeshtë sa ne jemi të sigurtë se edhe po të garonte në zgjedhje i vetëm, Lulzim Basha sërish do të humbte, pasi shqiptarët e refuzojnë Bashën, partinë e tij pa ide dhe alternativën e tij të dhunës, politikën e tij të baltës dhe gënjeshtrës. Lulzim Basha mendon vetëm për veten e tij e për asgjë tjetër. 100% për Bashën, 0% për Shqipërinë", deklaroi Balla.
Nga Përrenjasi Balla prezantoi deputetin Nuri Belba si kandidatin e PS për të fituar bashkinë, që deri më tani drejtohet nga Miranda Rira e LSI.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.5%
-
Keq
61.3%
-
Nuk e di
14.2%
Vota total: 1080
Lajme të tjera
-
Iu rikthye vjedhjes sapo doli nga burgu/ Balla në DVP Korçë: Nuk i rezistoi tundimit! Të amnistuarit do monitorohen
26 Prill, 16:23
-
Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë
24 Prill, 20:18
-
Siguria Publike, Balla firmos në Abu Dhabi marrëveshjen për zhvillimin e projektit SMART CITY
23 Prill, 20:02
-
Balla pritet nga drejtori i Policisë së Emirateve: E nevojshme të forcojmë bashkëpunimin
23 Prill, 14:59
-
Balla vizitë në Emiratet e Bashkuara, takim me homologun Al Nayan! Propozohet ngritja e një task force të përbashkët për luftën ndaj krimit
22 Prill, 16:13
-
Mobiljet 'fluturuese' në Durrës, reagon ministri Balla: Turp! (VIDEO)
19 Prill, 10:46
-
‘Prefekti’ fut në sherr deputetët në seancë plenare! Balla: Ligji, që të kthejmë në ‘koordinator’ prefektin! Opozita: Kërkoni të kontrolloni edhe pushtetin lokal
18 Prill, 17:02
-
Pr/ligji për prefektin në Kuvend/ Balla: Pylli i Pishë Poro u dogj për të ndërtuar park fotovoltaik! Së shpejti ligj i ri për mbrojtjen ndaj zjarrit
18 Prill, 13:10
-
Balla: Shqipëria do të mirëpresë në qershor konferencën rajonale europiane të Interpol! Rregulla të reja për përdorimin e fishekzjarrëve
17 Prill, 12:58
-
Pr/ligji për prefektin kalon në Komisionin e Ligjeve, Opozita: Doni të kontrolloni prefektin që emëroni vetë! Rithemelimi deklaron votën kundër
16 Prill, 13:58
-
Takim në gjimnazin ‘Dervish Hekali’ në Mallakastër, Balla: Duhet rritur perimetri i sigurisë edhe në komunitete e lagjet ku jetojnë fëmijët
16 Prill, 10:30
-
'Po bëni inspektime selektive', Balla: Nga 3,498 kontrolle, vetëm 42 gjoba, duhet reformim total i Shërbimit Zjarrfikës
15 Prill, 09:54
O kokeqoshe je I humbur cfardo te deklarosh
Përgjigju