Për sa kohë Këshilli i Lartë i Prokurorisë, institucioni që do propozojë Kryeprokurorin, nuk është konstituuar, Balla tha se ligji për Prokurorinë ka parashikuar zgjedhjen e një Prokurori të përkohshëm nga radhët e Prokurorisë me 15 vite eksperiencë pune dhe gradë shkencore. Kreu i grupit parlamentar të PS, ka paralajmëruar gjithashtu se Klement Zguri, kryetari i KQZ, do shkarkohet nga detyra.
-Z. Balla çfarë do ndodhë me mandatin e Kryeprokurorit?
Ka pasur shumë spekulime ku pjesa më e madhe krijohen nga skenarë të portaleve të shumta. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm në referenca, parashikime, hamendësime. Kuvendi i Shqipërisë është shumë i kujdesshëm në marrëdhëniet me institucionet e pavarura. Sot është data 4, në Prokurori nuk ka vakancë. Mandati i z. Llalla ka filluar në datën 7 dhjetor 2012, që do të thotë se referenca kohore është 7 dhjetor 2017. Kuvendi i Shqipërisë ka qenë shumë i vëmendshëm kur ka çuar reformën në 2016-ën për të mos krijuar probleme.
Dhe ligji për Prokurorinë zgjidh çdo lloj hamendësimi për këtë çështje. Në vëmendjen time, nuk është i rëndësishëm ky moment, për mua e rëndësishme është vijimi më shpejtësi i krijimit të institucioneve të pavarura të reformës në drejtësi. Janë 5 kandidatura për në KLP nga Shoqëria Civile, nga të cilat Kuvendi do zgjedhë 3 dhe më pas vetëm një do shkojë në KLP. Do kemi një Prokuror nga radhët e Prokurorisë me një periudhë të paktën 15-vjeçare dhe me gradën shkencore.
-KLP konstituohet në muajin prill? Derisa të konstituohet, do rrijë Llalla në detyrë? Apo do kemi kryeprokuror të përkohshëm?
Është Kushtetuta e cila ka përcaktuar se mandati është 5-vjeçar. Ligjvënësi dhe ligjshkruesi në atë kohë ka qenë i kujdesshëm për të parashikuar edhe situatën e vakancën e Kryeprokurorit deri në konstituimin e KLP. KLP nuk është ngritur. Në këtë moment, dy institucionet e Kuvendit, sekretari i përgjithshëm dhe institucioni që monitoron institucionet e pavarura, thotë kemi vakancë dhe vakanca për mua krijohet pas datës 7. Duke qenë se KLP nuk është konstituuar, ligjvënësi ka parashikuar një Prokuror të përkohshëm.
-Do ketë seancë në datën 7?
Nuk do ketë seancë në datën 7. Ligji ka thënë qartë se detyrën e prokurorit të përkohshëm e bën një prokuror që ka së paku 15 vite në detyrë deh të ketë gradë shkencore.
-Kush janë këta? Ka një listë?
Nuk e bëj unë këtë
-A ka me 15 vite eksperiencë dhe me gradë shkencore?
Do të ishte një lajm i keq për situatën në Shqipëri që nga atë gjithë prokurorët nuk do të ketë pasur askënd që të kenë vijuar marrëdhënien me librin nëse nuk kanë bërë një hap shtesë drejt një masteri apo doktorature.
-Kur do ta mësojmë emrin?
Nuk do ta mësojmë emrin sepse ka një procedurë.
-A do të takohen Basha dhe Rama në Bruksel?
Nga informacionet e mia, Rama zhvillon takime në nivelet më të larta të BE. Që nga Donald Tusk, Junker e drejtuesit më të lartë të BE. Ndërsa z. Basha merr pjesë në një aktivitet politik të PPE. Sa më shumë dialog konstruktiv të ketë mes dy partive kryesore politike, dy krahëve pozitë-opozitë, aq më mirë, por t'i lëmë spekulimet. Ne si PS jemi të gatshëm të takohemi çdo ditë këtu në Shqipëri për dialog dhe tryezë konstruktive.
-Me kryetarin e KQZ, qe tërheqje e përkohshme apo këmbëngulni për shkarkimin e Zgurit?
Pas asaj që ndodhi të enjten në Kuvend, kjo çështje është në programin e punës së Kuvendit, por jo në axhendën tre javore. Një grup deputetësh ka kërkuar kërkesën për shkarkimin e kreut të KQZ.
-A është kërkesë e ligjshme?
Keni parasysh që është fakt i gjithë pranuar që jemi Republikë Parlamentare, kur kemi miratuar ligjin për dekriminalizimin kemi shkruar që ky ligj prevalon mbi ligjet e tjera. Ka qenë një rast flagrant. Çështja e kryetarit të bashkisë Mallakastër është një rast flagrant dhe KQZ duhet të bënte vetëm një lexim të ligjit për shkeljet e tij. Kryetari i KQZ ka shkelur ligjin me dashje. Është konstatuar shkelja e ligjit nga Zguri dhe tani i kërkohet Kuvendit të mos e shkarkojë.
-Pra nëse marrëveshja qëndron edhe Zguri duhet të qëndrojë në detyrë, pavarësisht se sipas jush ka shkelur ligjin?
Ne biem dakord që më 25 maj të 2017 kemi ndërprerë mandatin e Denar Biba, i cili është korrekt për t'i lëshuar vendin Kryetarit të KQZ nga opozita. Kodi aktual Zgjedhor buron nga një marrëveshje e 2012.
-Cili është fati i Zgurit?
Zguri nuk duhet të qëndroi më në atë pozicion për sa kohë që ka bërë shkelje.
Atëherë përse e hoqët nga axhenda e Kuvendit?
Nuk e kemi hequr është në program ka kaluar në programin tre mujor të Kuvendit.
-Rama tha ta negociojmë, çfarë do negociohet?
Jo mandati i Zgurit sepse ai ka përfunduar. Është e rëndësishme në zgjedhjen ndoshta edhe të një formule të re në kompozimin e KQZ. Të kemi mundësi të ulemi përmes një dialogu politik e të gjejmë një formulë të re në kompozimin e KQZ.
-Folët për një formulë të re si do jetë kjo?
Kjo është subjekt i një diskutimi të hapur në një tryezë të hapur. Ajo që dua të them është se në frymë në kodit aktual zgjedhor, Zguri nuk mund të qëndrojë në krye të KQZ. Mesazhi i Kryeministrit ishte i qartë për sa i përket mënyrës se si duhet ta shfrytëzojmë këtë moment.
-Keni një propozim?
Ne e kemi thënë që ditën e parë, për depolitizimin e organeve që administrojmë zgjedhjet, ka ardhur momenti të depolitizojmë KQZ-në. Po ju marr rastin e Sllovenisë, kryetari i KQZ –së aty vjen nga sistemi gjyqësorë. Dhe të jemi të sigurte që duke qenë që Vetingu do të garantojë pastërtinë e anëtarëve të sistemit gjyqësorë, mund të jetë dhe nga aty. Ne nuk negociojmë vazhdimin e mandatit të Zgurit, por të gjejmë një mënyrë të re rikompozimi të KQZ dhe të depolitizojmë KQZ. Që partitë të nxjerrin rezultatin e zgjedhjeve duhet të marri fund. Shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve nuk duhet ta kenë partitë politike.
-Alibeaj në këtë studio tha se e kanë të panegociueshëm procesin elektronik...
Nëse edhe ekspertët e OSBE/OHDIR do thoshin që sistemi elektronik është i pranueshëm ne jemi ende larg për ta përgatitur për zgjedhjet e ardhshme. Në vlerësimin tim nuk kemi arsye që të bëjmë një sistem të plotë votimi elektronik pasi edhe ata që e kanë pasur kanë hequr dorë. Nuk është ky momenti për t’u diskutuar, këto le të diskutohen në komision. Ekspertët përcaktojnë benefitet dhe kostot e procesit.
-Ju thoni nuk bëhet, opozita thotë bëhet për katër muaj...
Unë e kuptoj strategjinë e PD. Çështja e reformës zgjedhore nuk i intereson më.
-Ju çfarë do propozoni konkretisht?
Ka plotë formula që duhet t’i kompozojnë ekspertët. Ne kemi për detyrë t’i bëjmë sa më shpejt.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com