Balla: Ndëshkim shoferëve me shpejtësi në zonat e banuara

Ministri i Brendshëm Taulant Balla përshëndeti Policinë e Elbasanit për identifikimin dhe shoqërimin e një të riu që u denoncua nga qytetarët se ecte me makinë me shpejtësi në zonë të banuar.

Përmes një postimi në Facebook Balla vlerësoi qytetarët që denoncojnë rastet e prishjes së qetësisë publike dhe të shkeljes të rregullave të qarkullimit nga persona të papërgjegjshëm.

“Fenomeni i rëndomtë i ecjes me shpejtësi në zona të banuara do të marrë gjithmonë ndëshkim nga forcat e Policisë së Shtetit”, shkruan Balla.

Ky reagim vjen pas një ankesë të bërë mbrëmjen e djeshme nga qytetarët, ankesë  e shoqëruar edhe me video, në të cilën shfaqet një automjet që qarkullonte me shpejtësi në bulevardin "Qemal Stafa",Policia e Elbasanit ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.

Për pasojë u la nën hetim në gjendje të lirë, shoferi 25-vjeçar i cili u ndëshkua me gjobë në vlerën 40 mijë lekë.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë