Balla takim me drejtuesit e Shoqatës së Avokatëve Shqiptarë në Itali: Po punojmë për zgjidhjen e problematikave me njohje dokumentash dhe lehtësim procedurash konsullore

Balla takim me drejtuesit e Shoqatës së Avokatëve Shqiptarë në Itali: Po punojmë për zgjidhjen e problematikave me njohje dokumentash dhe lehtësim procedurash konsullore

Balla me drejtuesit e Shoqatave të avokatëve shqiptarë në Itali

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh edhe drejtues Politik i Partisë Socialiste për Diasporën Taulant Balla, zhvilloi sot një takim me drejtuesit e Shoqatës së Avokatëve Shqiptarë në Itali, ku u trajtuan disa prej sfidave kryesore ligjore dhe administrative që hasin bashkatdhetarët në këtë vend. 

Në fjalën e tij ministri Balla theksoi se do të punohet sëbashku për t’i dhënë zgjidhje shumë problematikave që lidhen me njohje dokumentash, lehtësim procedurash konsullore etj. 

Sipas Ballës po punohet gjithashtu dhe për njohjen e çertifikatave me vulë dixhitale e-Albania nga Ministria e Brendshme italiane.

Një tjetër çështje e rëndësishme ishte mundësia për gjenerimin e vërtetimeve të pensioneve për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, nëpërmjet e-Albania, dhe nevoja për të përmirësuar procesin e regjistrimit të vendimeve të zgjidhjes së martesës nga zyrat e gjendjes civile shqiptare. 

Gjithashtu, u trajtua mundësia e zgjerimit të prokurave për veprime më komplekse juridike përmes shërbimeve konsullore, lehtësimi i regjistrimit të mbiemrave të dyfishtë për fëmijët e lindur jashtë vendit, si dhe mbrojtja e të miturve shqiptarë të pashoqëruar në Itali, për të cilët u diskutuan masat për riatdhesim.

Balla siguroi përfaqësuesit e shoqatës së Avokatëve për angazhimin e qeverisë në trajtimin e këtyre çështjeve dhe premtoi mbështetje për të lehtësuar proceset administrative e për të siguruar një trajtim të drejtë dhe të dinjitetshëm për shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë vendit.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Kanceri i gjirit: 1,5 milionë gra mund të shpëtonin çdo vit

Kanceri i gjirit: 1,5 milionë gra mund të shpëtonin çdo vit