TIRANË - Kryetari i Partisë Fryma e Re Demokratike, Bamir Topi ishte në qytetin e Librazhdit në një takim me qytetarët e kësaj zone për të mbështetur kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane, Kastriot Gurra.
Në takimin elektoral në qytetin e Librazhdit ishin të pranishëm, Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, Sekretari i Përgjithshëm i FRD-së, Gazmend Oketa si dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal.
Bamir Topi ka vlerësuar figurën e kandidatit të Aleancës për Shqipërinë Europiane, Kastriot Gurra.
Në fjalën e tij drejtuar qytetarëve të Librazhdit që ishin të pranishëm në këtë takim, kryetari i FRD-së, Topi u shpreh se kishte një lidhje shumëdimensionale me këtë zonë, të cilën e çmonte sidomos për njërzillëkun dhe qetësinë që i karakterizon ato.
“Demokratet e vertete më 21 qershor do të votojne njeriun e duhur për drejtimin e duhur. Keni vlerësimet e veçanta të FRD-së”, theksoi kryetari i FRD-së Topi, duke shtuar se ndodhej aty për t’i dhënë mbështetjen maksimale kandidatit të ASHE-së për kryebashkiak të ri të qytetit të Librazhdit z. Kastriot Gurra.
Më tej ai u kërkoi qytetarëve të Librazhdit që të mos e neglizhojnë 21 qershorin dhe të votojnë e kandidatin e ASHE, Kastriot Gurra.
Ndërsa kandidati i ASHE për kryetar bashkie, Kastriot Gurra duke iu drejtuar qytetarëve të pranishëm në takim u shpreh se vota për të do të jetë votë për zgjidhjen e problemeve të tyre.
Ai është zotuar para qytetarëve se do të punojë me angazhim maksimal në krye të bashkisë së re të Librazhdit për të zgjidhur të gjitha hallet dhe problemet që shqetësojnë prej vitesh me radhë qytetarët e Librazhdit dhe të gjithë zonave përreth tij.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com