Banka e Shqipërisë: Tirana kryeson kreditimin

/ATSH/- Tirana kryeson kreditimin nga sistemi bankar në vend.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kryeqyteti zë më shumë se 2/3 e totalit të kredisë dhe për periudhën janar-mars 2015, fondi i lëvruar për kreditim arrin në 397 miliardë lekë, ndërkohë që një tremujor më parë ishte 399 miliardë lekë.

Edhe pse me një tkurrje prej 20 milionë dollarësh, sërish kryeqyteti zë vendin e parë përsa i përket kreditimit. Kjo pasi në Tiranë zhvillojnë aktivitetin më shumë biznese se në qytetet e tjera dhe është më e përqëndruar popullsia. Qyteti i dytë më i kredituar nga bankat është Durrësi, me 41 miliardë lekë në fund të tremujorit të parë 2015. I treti në listë është Elbasani me një kredi totale prej 16 miliardë lekësh, që ndiqet më pas nga Fieri me 14 miliardë lekë e Vlora me 13 miliardë lekë kredi.

Nga qytetet kryesore më pak kredi është dhënë për Korçën me 8.7 miliardë lekë dhe para saj është Lezha me 8.8 miliardë lekë në fund të marsit 2015. Qytetet e tjera të mbledhura së bashku kanë një total prej 33 miliardë lekësh.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq