Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ishte në Laç ku zhvilloi disa takime me banorët për t'u njohur nga afër me situatën pas tërmetit tragjik. Banorët i janë ankuar liderit demokrat se përveçse janë jashtë, po vuajnë një situatë të rëndë humanitare.
"Nuk kemi marrë gjë, ngelën duke i ndarë për robt e vet. As çadra nuk na kanë sjellë. Jetoj te nana me 4 kalamajtë. Nuk më është dhënë asnjë ndihmë deri sot. Më është prish shtëpia dhe askush nuk ka ardhë. As sot skam marrë asnjë ndihmë. Ndihmat i ndajnë natën" thanë disa prej tyre.
Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat nga PD-ja, banorët nuk kanë marrë zgjidhje për strehim, megjithëse banesat e tyre janë të pabanueshme tashmë. 'Gjithashtu nuk u është ofruar asnjë lloj ndihme tjetër në ushqime dhe rroba, gjë që e bën situatën shumë të rëndë për këto familje' thotë selia blu.
Lajmi kryesor: